Aktualitet

“Agjencia për Donacionet”/ Basha: I varët mëlçitë në qafë Ilir Beqajt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 25/11/21 |
Opi Nion

Nga foltorja e Kuvendit, Lulzim Basha, e konsideroi buxhetin 2022 si të klientëve të qeverisë dhe jo të qytetarëve.

Ndër të tjera ai komentoi edhe  emërimin e Ilir Beqajt, në krye të agjencisë të Donacioneve duke thënë se “ ujkut nuk i varen mëlçitë në qafë dhe këtë gjë bënë me Beqajn”.

“Ky nuk është buxheti i qytetarëve por i pushtetarëve e të cilin kenë ngritur një model putinist që bazohet  mbi kontrollin që nuk prodhon mirëqenie. Keni marrë borxh më shumë se të gjitha qeveritë e marra së bashku, sërish nuk keni arritur të prodhimin mirëqenie, po plakni shoqërinë me shpejtësi marramendëse, vendi është shpopulluar, mendjen e keni vetëm te PPP.  I keni varur mëlçitë në qafe ujkut, ia varët Ilir Beqajt, të Check Up-it dhe PPP-ve”, tha Basha.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi konfirmoi dje në krye të Agjencisë së Donatorëve, e cila do të koordinojë fondet dhe donacionet që i vijnë Shqipërisë nga aleatët, Ilir Beqajn.

 

 

Pas