Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agjencia mashtron qytetarin dhe i merr 4500 Euro për dokumente polake dhe zhduket

2023/05/17 at 9:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Agjencia mashtron qytetarin dhe i merr 4500 Euro për dokumente polake dhe zhduket

Një qytetar u lidh me një faqe në Facebook që i premtoi dokumentacion për Poloni kundrejt një shume parash dhe u mashtrua. Është ky rasti që trajtoi sonte emisioni Stop në Tv Klan.


Qytetari tregon se filloi të komunikonte me të dhe iu tha se procedura kryhej brenda 3 muajve dhe pagesa ishte 4500 Euro, ku 3500 jepeshin në fillim dhe 1500 Euro pasi të realizohej pajisja me dokumente. Faqja në fjalë është “Eni Eu” dhe poston vetëm për këtë gjë.

Qytetari: Një ditë pashë një njoftim në Facebook edhe kishin postuar aty që pajisnin me dokumente polake brenda 3 muajve, me të drejtë pune në të gjithë Europën. Unë si i interesuar, i kontaktova. Ata më thanë që brenda 3 muajve ti merr dokumentin në dorë. Brenda dy muajve, ty do të vijë një dokument nga Polonia, e përkthyer në 3 gjuhë të ndryshme, gjermanisht, anglisht dhe në gjuhën polake, që mund të shkoja pa pengesa. Nëse do më ndalonte policia, unë s’do kisha pengesa rrugës.

Kundrejt 4500 Eurove ndërkohë që 3500 Euro duhet t’i paguaja kështu paradhënie dhe pastaj 1500 Euro pasi të pajisesha me dokumente.

Qytetari tregon se paratë u dorëzuan tek agjenti. Shuma ishte 3500 Euro dhe disponojmë videon që i janë dorëzuar paratë.

Qytetari: Duhet të shkoja vetë personalisht për të dhënë shenjat e gishtave atje dhe pastaj do prisja diku 20 ditë për të më ardhur dokumenti.

Pa u përmbushur afati, agjenti u dorëzua, pasi vazhdimisht thoshin se ka vonesa dhe tha se procedura nuk mund të kryhej dhe paratë do të ktheheshin.

Qytetari: Ato thonë që ka vonesa, jo kanë ndërruar zyrat, jo këtej jo andej. Domethënë unë dyshoj, që ata po gënjejnë. Po më kanë thënë dhe e kemi pas si datë, në datë 6 prill dhe pastaj e shtyu më datë 16 Prill edhe asgjë. Besoj, se ata s’kanë zyra. Operojnë vetëm me anë të rrjeteve sociale, takohen privatisht, nëpër kafe.

Por paratë nuk i mori kurrë, pasi data e dorëzimit vetëm shtyhej. Agjenti i thotë se do t’ia kthejë vetë personalisht mbrapsht paratë.

Agjenti: Do mundohem t’i gjej sa më shpejt, sepse kam shumë stres nga kjo pjesë, të them të drejtën.

Qytetari: Po mirë, a the është e fundit për sot në orën 3?

Agjenti: Më ka ikur tjetri (bashkëpunëtori) në Itali mo burrë, më ka fik fare.

Qytetari: Po unë, çfarë duhet të bëj tani?

Agjenti: Ti nuk ke faj fare, përgjegjësinë e kam unë deri në fund. Unë do t’i gjej! Toka me qiellin të bashkohen, unë do t’i gjej.

Qytetari: Domethënë, ti pret t’ia marrësh dikujt tjetër, të m’i japësh mua?

Agjenti: Robve të mi, shoqërisë time do i marr.

Gazetarja e Stop zhvilloi një bisedë me agjentin, dhe ky i fundit tregon se punoi vetëm 1 muaj e gjysmë dhe kjo ishte kontrata e parë. Ai shprehet se ka shumë faqe në Facebook, Instagram dhe TikTok që kanë të njëjtën praktikë. Ai tregon, se emrat në faqet e Facebookut që përdorin janë false.

“Unë jam personi që ka bërë kontaktin me denoncuesin. Tani po tregoj se si ka ndodhur tamam. Unë jam interesuar vetë për dokumente. Nga biseda e panë se isha i interesuar dhe në fund fare më thanë që do të ofrojmë dhe një punë kundrejt pagesës. Faqja ka qenë Eni EU, që do të thotë kanë edhe faqe të tjera siç më kanë thënë, por kjo ishte më aktivja. Emrat i ndryshonin, nuk mbanin të njëjtët. Emri i parë fare ka qenë Tani. Pas kësaj e ka bërë Eni, pas Eni e ka ndryshuar Enxo, Eni prapë. Pagesa ishte 600 Euro në muaj dhe 100 Euro për kontratë që mund të bëje me personin në fjalë që interesohej. Për 1 muaj e gjysmë punova. Jo vetëm Facebook, por edhe në Instagram, edhe nëpër rrjetet e tjera, TikTok njëherë është bërë mani shumë e madhe, por në Facebook bashkëpunojnë më tepër faqe që janë grupe në të cilat informohen më shumë. Pjesa kryesore është se në Facebook funksionojnë shumë edhe janë akoma faqe të tjera që e bëjnë të njëjtën skemë. Unë vetëm 1 kontratë kisha bërë. Vetëm 1 kontratë edhe ajo ishte stresi më i madh. Në momentin që kryhej pagesa, ata vetëm vinin, paraqiteshin dhe thonin je shoku i filanit? Po. Kam ardhur për atë punë. As emër nuk jepnin asnjë gjë, çdo gjë normale se kishte informimin kush isha unë”.

Përmes gazetares së emisionit “Stop”, agjenti ktheu një pjesë të parave, 1900 Euro, ndërsa pjesa tjetër u la për në datën 20 Maj.

“Unë kam shlyer 1900 Euro tek personi që ka bërë denoncimin në këtë rast dhe deri më datë 20 kam për të shlyer dhe pjesën tjetër 1600 Euro”.

Një pjesë të parave i mori mbrapsht personi i mashtruar, ndërsa mbetet për t’u kthyer edhe 1600 Euro./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

5 Dhjetor, 2025 10:19 am
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

5 Dhjetor, 2025 8:34 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të premte

5 Dhjetor, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025 8:29 am
A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Para
Shqipëri, pasiguria tek të rinjtë ul ndjeshëm martesat

Shqipëri, pasiguria tek të rinjtë ul ndjeshëm martesat

Nën Atlantik, Publikohen pamjet e rralla të Titanik

Nën Atlantik, Publikohen pamjet e rralla të Titanik

Tritol në banesën në Kurbin, detaje nga policia

Grabitet posta private në Tiranë
















TE FUNDIT

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
5 Dhjetor, 2025

Dy persona, 29 vjeç dhe 22 vjeç, janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hunter”. Këta...

Lexo më shumë

Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
5 Dhjetor, 2025

Kremlini thotë se është duke pritur një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë dhe Donald Trump pas bisedimeve të paqes në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
5 Dhjetor, 2025

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
5 Dhjetor, 2025

DASHI Do të ketë shumë momente lidhjeje dhe pasioni gjatë gjithë ditës me Venusin në favorin tuaj. Lidhur me punën,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com