TIRANË- Liqenet e Tiranës janë të ndotura dhe sidomos ai i Kasharit, ku derdhen ujërat e zeza të zonës përreth. Faktet janë bërë të ditura nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit e cila sot prezantoi për herë të parë monitorimin e cilësisë së ujërave të tre liqeneve kryesore të Tiranës. Analizat janë bërë në Liqenin Artificial të Tiranës, Liqenin e Farkës dhe Liqenin e Kasharit. Në studim thuhet Liqeni Artificial i Tiranës paraqet në gjendje eutrofike ku duket qartë impakti i shkarkimeve urbane në liqen. Sakaq ujërat e Liqenit të Kasharit paraqiten akoma më të ndotura pasi vlerat e Nevojes Kimike per Oksigjen dhe Nevojes Biokimike per Oksigjen paraqiten te larta. Dëshmi kjo e shkarkimeve urbane në kete liqen. Liqeni i Farkes paraqitet me i pastri krahasuar me dy të tjerët. Ujerat e Liqeneve klasifikohen në gjendjen eutrofike, pra poshtë normës së lejuar të ndotjes.