Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agjencia denoncon qytetaren që nuk i dha paratë, prokurorja i ankohet gazetares

2022/06/02 at 9:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Agjencia denoncon qytetaren që nuk i dha paratë, prokurorja i ankohet gazetares

Stefan Todhe është pronari i një agjencie udhëtimi. Ai ka denoncuar në emisionin Stop në Tv Klan rastin e mashtrimit nga një kliente, e cila nuk i ka dhënë paratë e 4 biletave të udhëtimit.


Ngjarja ka ndodhur 2 vjet më parë dhe klientja quhet Manjola Thanasko. Për shkak se kishte shkuar dhe herë të tjera si kliente në këtë agjenci, i tha se paratë do t’ia jepte më vonë dhe pronari, z.Stefan Todhe, pranoi në shenjë mirëbesimi.

Por paratë nuk erdhën kurrë, ndaj Stefan Todhe bëri denoncim. Por kanë kaluar tashmë 2 vjet dhe nga hetimi nuk ka asgjë të re.

“Unë kam një problem që po zvarritet prej 2 vitesh e gjysmë. Jam pronar i një agjencia turistike këtu në Tiranë, kam bërë disa bileta për një shtetase e cila e kishte përdorur dhe herë të tjera agjencinë dhe nga mirëbesimi që kishte ja kam bërë biletat pa qenë pagesa te agjencia. Ajo ka kontaktuar me zyrën, në atë moment unë nuk kam qenë te agjencia, kam folur me punonjësen time. Punonjësja më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që Manjola Thanasko kërkon të të kontaktojë për arsye se duhen ca bileta. Ka porositur 4 bileta. Shumë në total është diku te 1300 Euro. Ajo porositi bileta te agjencia, në mirëbesim më tha që do shkoj të bëj udhëtimin dhe pas 3 ditësh do kthehem në Shqipëri.

Ajo nuk është paraqitur prej asaj date. Më tha që do vijë dikush t’i sjelli, pastaj më tha që do t’i çojë me taksi, pastaj më tha që do vijë babi. Këto premtime zgjatën jo më shumë se 10 ditë për arsye sepse munda të verifikoj që kjo shtetase me njohjet që ka kishte mashtruar dhe shtetas të tjerë. Kam marrë kontakt dhe i kam thënë që do vij të bëj denoncim në Greqi te policia greke sepse ta di adresën se ku e je në Athinë. Kam kaluar kufirin me autobus, e kam njoftuar që jam rrugës drejt Greqisë, kam shkuar të nesërmen në orën 10:00 të mëngjesit kam qenë në Athinë 4-5 ditë pas kësaj ngjarje dhe nuk më ka dalë në takim. Më ka thënë pse erdhe deri në Athinë se do t’i sjell lekët në Shqipëri. Në Athinë kam shkuar te policia greke, kam marrë kontakt me OPGJ dhe më ka thënë që ne këtu në Greqi pasi ngjarja ka kaluar 72 orë nuk mund të marrim dot kallëzim, vetëm po t’i paraqitesh gjykatës.

Megjithatë, oficeri grek e telefonoi shtetasen në fjalë sepse kishte dyshime se mos ishte e përfshirë dhe në aktivitete të tjera kriminale, por ajo nuk e hapi telefonin duke e njohur që ishte numër policie greke. Pas kësaj i kam komunikuar që unë po kthehem prapë në Shqipëri se ti s’po vjen që të më japësh lekët dhe do shkoj në Drejtorinë e Policisë Tiranës të bëj kallëzim. Kam vajtur te Drejtoria e Policisë në Tiranë, tek Krimi Ekonomik më kanë marrë kallëzimin direkt. Siana Ahmeti ka bërë direkt procedurën siç i takon, ka marrë dhe dëshmitë e provat dhe ka referuar çështjen në Prokurorinë e Tiranës për mashtrim”, thotë denoncuesi Stefan Todhe.

Ky i fundit tregon se ka dërguar 11 kërkesa me shkrim dhe ka shkuar 55 herë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë një përgjigje nga prokurorja Anisa Qilimi që ka çështjen, por nuk i jepet informacion.

“Që nga koha që prokurorja ka marrë çështjen e deri sot, u bënë 2 vite e gjysmë. Unë nuk kam asnjë informacion, as me shkrim, as me gojë, as me mesazh, as me telefonata, as me email, në asnjë lloj mënyre kontakti. Kam bërë 11 herë kërkesa te Prokuroria me shkrim me postën e Prokurorisë dhe asnjëherë s’kam marrë përgjigje për këto kërkesa. Kam ardhur te Prokuroria e Tiranës 55 herë për këtë çështje dhe akoma s’kam përgjigje. Kam mundur ta kontaktoj vetëm një herë prokuroren, atëherë që e kontaktova ishte muaji Nëntor 2021 dhe më tha që më fal që s’të kam kthyer përgjigje, çështja e ka mbaruar hetimin dhe për çështjen që ka mashtruar do t’i komunikoj shtetases akuzën. Por që nga muaji Nëntor unë s’kam asnjë lloj përgjigje”, tregon ai.

Stefan Todhe shkon në Prokurori për të kërkuar informacion.

Qytetari-Ç’kemi?

Punonjësi-Mirë! Si kalove ti?

Qytetari-Prapë!

Punonjësi-Prapë ti?

Qytetari-Kam ardhur vetëm të enjteve dhe të martave, thashë të vij sot. Anisa Qilimi, ka dy vite e gjysëm…

Punonjësi-S’e ke lart!

Qytetari-Janë në….

Punonjësi-Seminar!

Qytetari-Seminar?

Punonjësi-Seminar!

Qytetari-Seminar? S’është këtu fare?

Punonjësi-Jo!

Qytetari-Po te sekretarja mund të shkoj?

Punonjësi-Ç’a do bësh tek sekretarja?

Qytetari-Po t’pyes o vlla, ça i kanë thënë, se i kam ba 14 kërkesa me shkrim, s’më kthen përgjigjie.

Punonjësi-Ik në kat të tretë!

Sekretarja-Po? Tani, të kam thënë dhe herë të tjera, çështja është në hetim,të kthen përgjigjie vetëm Anisa.

Qytetarja-Po kam bërë 11 kërkesa.

Sekretarja-Unë për detyrë kam thjesht, të marr kërkesën e t’ia çoj prokurorit. Për aq kohë sa çështja është në hetim, e ka për detyrim Anisa. Flit me Anisën! Atëherë, mua më del në hetim, akoma. Dhe përderisa është në hetim, të kthen përgjigje vetëm Anisa.

Qytetari-Në rregull, faleminderit!

Më pas, gazetarja e Stop komunikon në telefon me prokuroren Anisa Qilimi. Kjo e fundit ankohet për kushtet e punës, duke i thënë gazetares “na krijoni kushte që të punojmë”.

“Zonjë! Prokuroria nuk funksionon me telefon! Bëni një kërkesë me shkrim zyrtar! Krijojini kushte prokurorit, dhe pastaj kërkoni llogari! Çështja është aktualisht në hetim. Ne aktualisht jemi me 50% të stafit, prokurorë në detyrë. Do marri zgjidhje ligjore”, ka thënë prokurorja Qilimi.

Qytetari Stefan Todhe kërkon zgjidhje për rastin e tij që tashmë është bërë më shumë se 2 vite./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik
Aktualitet

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

30 Qershor, 2025 9:28 am
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
Bota

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

30 Qershor, 2025 9:10 am
Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
Rajoni

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

30 Qershor, 2025 8:58 am
Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?
Bota

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

30 Qershor, 2025 8:47 am
Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
Bota

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

30 Qershor, 2025 8:40 am
Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”
Aktualitet

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

30 Qershor, 2025 8:32 am
Nis sot procesi i rinumërimit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi
Aktualitet

Nis sot procesi i rinumërimit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

30 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:13 am
Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Para
Hoxha publikon videon/Politikani me armë në funeralin e ish-Presidentit Nishani

Hoxha publikon videon/Politikani me armë në funeralin e ish-Presidentit Nishani

Bie tavani i shkollës, nënkryetari i Bashkisë Tropojë: Duhet të shkoj në varreza

Bie tavani i shkollës, nënkryetari i Bashkisë Tropojë: Duhet të shkoj në varreza

Hoxha: Dumani ka dëshmuar se Ilir Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit

Hoxha: Dumani ka dëshmuar se Ilir Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit
















TE FUNDIT

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik
30 Qershor, 2025

Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë historik këtë vit. Sipas informacionit...

Lexo më shumë

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor, 2025

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon....

Lexo më shumë

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
30 Qershor, 2025

Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të...

Lexo më shumë

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?
30 Qershor, 2025

Në zemër të Berlinit, ende ndodhet një "Shtëpi Ruse". Sipas kritikëve, ajo përdoret për propagandë për Rusinë e Putinit. Gjermania...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com