Agimi i Artë tashmë është një organizatë kriminale në Greqi. Gjykata e Apelit në Athinë ka dënuar 15 nga 17 anëtarët e saj për vrasjen e reperit të njohur Pavlos Fyssas, teksa burgut i kanë shpëtuar vetëm dy.
Agimi i Artë e cila më parë konsiderohej si parti politike ka pasur përfqësues të saj dhe në Parlamentin grek, por në zgjedhjet e fundit nuk arriti të marrë asnjë mandat.
Pas shpalljes organizatë kriminale, anëtarët e saj do të hetohen dhe do të dënohen nga drejtësia.
“Agimi i Artë” është e akuzuar dhe për vrasjen e një shqiptari në një stacion autobusi në Athinë./ Opinion.al