Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Agimi i Artë” vjen në Jug, presion për 8 mijë varre ushtarësh grekë

2016/10/29 at 9:23 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Agimi i Artë” vjen në Jug, presion për 8 mijë varre ushtarësh grekë

Greqia kërkon ndërtimin e 8 mijë varreve të tjera të ushtarëve grekë. “Jo”-ja greke u përkujtua dje me një sërë aktivitetesh, ku fillimisht u iniciua në Manastirin e Këlcyrës, aty ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve grekë të rënë në luftën italogreke në fillim të viteve ‘40.

Në meshën e mbajtur me këtë rast nga kleri ortodoks në Gjirokastër në këtë manastir, të pranishëm kanë qenë ambasadorja greke në Shqipëri, Elenis Uraniu, kryetari i PBDNJ- së, Vangjel Dule, si dhe konsulli grek në Gjirokastër. Ceremonia në Këlcyrë ka filluar me vonesë për shkak të pritjes së tre autobusëve me familjarë të ish-ushtarëve grekë të rënë në luftën italogreke në territorin e qarkut të Gjirokastrës.

Më pas kolona me grekët ka udhëtuar më në Jug, duke u stacionuar në fshatin Bularat në Dropull, aty ku ndodhet një tjetër varrezë me ushtarë. Në Bularat, miqtë nga Greqia janë shtuar akoma me prezencën e gati 200 të tjerëve.

Ajo që ka rënë në sy ishte pjesëmarrja e mjaft përfaqësuesve nga spektri politik patriotik grek, apo dhe parti politike si “Agimi i Artë”, që përfaqësohej nga Konstantinos Anagnostis, Kostas Macias, kryetar i Shoqatës Panhelenike Botërore, si dhe Jorgos Surrlas, ish-nënkryetar i parlamentit grek, ish-sekretar i Ministrisë së Drejtësisë greke dhe prej vitesh kryetar i Shoqatës së Familjarëve të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke. Surrlas duke iu referuar çështjes së mbetur pezull për gjetjen, grumbullimin dhe rivarrosjen e të rënëve në luftën italo-greke në Shqipëri ndër të tjera tha se shpresonte në plotësimin e kërkesave që janë përsëritur në adresë të qeverisë shqiptare.

“Komiteti i përbashkët ndërshtetëror që ka për qëllim zgjidhjen e kësaj çështjeje të bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2009 rifilloi nga puna dhe takimi i dytë u mbajt në Athinë para pak ditësh, ndaj dhe shpreh bindjen se do çelet rruga dhe gjendet zgjidhja e trajtimit të çështjes së mbledhjes së eshtrave të afro 8 mijë ushtarëve grekë që gjenden në territorin shqiptar, përveç varrezave që janë ngritur në Këlcyrë dhe Bularat”, u shpreh Surrlas.

Ndërsa ambasadorja greke në Shqipëri, Elenis Uraniu, përshkroi sakrificën e popullit grek për liri dhe glorifikoi potencialin e popullit të saj siç e quajti, që lirinë e ka në ADN-në e vet ku buron nga Leonidha, për të vazhduar te perandori i fundit bizantin Kostandin Paleologu dhe përfunduar me “Jo”- në greke të vitit 1940-1941.

Sakaq, kreu i “Agimit të Artë” për Rajonin e Janinës, Konstantinos Anagnostis, shprehet se shqiptarët duhet të lejojnë hapjen e varrezave të reja në Jug të vendit. “Agimi i Artë” nuk është dakord me qëndrimin e shqiptarëve dhe të çamëve që janë kundër ndërtimit të varreve të reja të ushtarëve tanë këtu dhe kjo nuk është e drejtë. Ata (shqiptarët) duhet të na ndihmojnë edhe neve që të rivarrosim eshtrat e të parëve tanë në këtë vend që kanë luftuar ndaj pushtuesit të përbashkët. Partia jonë “Agimi i Artë” nuk i shikon shqiptarët si popull armik sepse jemi komshinj të mirë dhe si çdo shtet edhe me Shqipërinë, ne kemi kufijtë tanë dhe secili i respekton ato. Ndërsa shqiptarët, në raport me bashkatdhetarët tanë këtu në Jug të Shqipërisë përgjithësisht sillen mirë, por ka edhe qëndrime ekstreme ndaj tyre, por besoj se janë në minorancë”, u shpreh Anagnostis./Piro Nase/Panorama

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Detajet/ Atentati në lokal, miku i Çiçës pa pistoletën që po i drejtohej

Detajet/ Atentati në lokal, miku i Çiçës pa pistoletën që po i drejtohej

Ish-kandidati për president të Bosnjës: Ramiz Delaliçin e vrau shërbimi informativ i shtetit

Ish-kandidati për president të Bosnjës: Ramiz Delaliçin e vrau shërbimi informativ i shtetit

HIV/AIDS në burgje, drejtoria e burgjeve: Janë infektuar në jetën e lirë

HIV/AIDS në burgje, drejtoria e burgjeve: Janë infektuar në jetën e lirë

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com