Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afrim Gashi: Nuk ka nevojë për panik apo zgjedhje të parakohshme parlamentare

2025/04/27 at 3:09 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Afrim Gashi: Nuk ka nevojë për panik apo zgjedhje të parakohshme parlamentare

Shumica parlamentare është e qëndrueshme pavarësisht tronditjeve në koalicionin VLEN, thotë kryetari i Kuvendit maqedonas, Afrim Gashi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.


Ai vlerëson se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në afatin e rregullt.

Radio Evropa e Lirë: A nënkuptojnë zhvillimet brenda VLEN-it edhe ndryshime në Qeveri apo në Kuvend? Dhe a është në rrezik shumica e Badenterit? A mendoni se bashkë me zgjedhjet lokale duhet të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Afrim Gashi: Jemi këtu në Kuvend, dhe përpiqem të jem sa më i shkëputur nga politika ditore dhe partitë politike. Jam vërtet i përkushtuar ndaj punës në Kuvend, por natyrisht nuk mund të shmangim politikën, sepse edhe ne jemi pjesë e strukturave politike. Mendoj se nuk ka arsye për panik, shumica është stabile dhe duhet të vazhdojmë punën, pa marrë parasysh nëse dikush hyn apo del nga koalicioni. Nuk pres ndryshime të mëdha në numrin e deputetëve. Shumica është e fuqishme, kemi rreth dy të tretat.

Nga ana tjetër, po afrohen zgjedhjet lokale, por nuk duhet të na kapin ethet e zgjedhjeve për çdo gjë. Lokalet janë natyrshëm të fokusuara në probleme të infrastrukturës, kanalizimeve, ndriçimit, rrugëve – nuk duhet që politika e lartë të ndikojë në këtë proces. Prandaj nuk do t’i vija në të njëjtën peshore zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Kuvendi dhe Qeveria duhet të vazhdojnë punën deri në fund të mandatit, për të garantuar stabilitet politik për qytetarët. Zgjedhjet lokale janë temë tjetër.

Radio Evropa e Lirë: A prisni që partneri juaj i koalicionit, Aleanca për Shqiptarët dhe Taravari të mbeten në Qeveri?

Afrim Gashi: Kjo është çështje që do ta vendosin liderët politikë të VLEN-it. Ka sinjale për unifikim të koalicionit në një subjekt të vetëm politik. Nëse kjo ndodh, ata do të vendosin se si do të pozicionohen Aleanca për Shqiptarët dhe Taravari. Unë për momentin nuk do të hyja në këtë temë. Mendoj se, çfarëdo që të ndodhë, nuk do të ketë ndikim të thellë në politikat qendrore. Dhe gjithsesi nuk duhet të ndikojë aspak në zgjedhjet lokale – janë dy procese të ndryshme dhe qytetarët nuk kanë arsye për shqetësim.

Radio Evropa e Lirë: Pse mendoni se VLEN duhet të shndërrohet në një parti politike?

Afrim Gashi: Qytetarët duan stabilitet. Një nga arsyet kryesore pse dikush voton për një parti politike është ndjenja e qëndrueshmërisë që ajo i ofron. Ne ishim katër parti në koalicionin VLEN dhe duam të tregojmë se ky projekt është afatgjatë. Me stabilitetin që i ofrojmë qytetarëve, rritet besimi dhe potenciali për të tërhequr më shumë votues. Nuk është vetëm për numra, është për stabilitet politik.

Radio Evropa e Lirë: A prisni që Ziadin Sela t’i bashkohet nismës suaj?

Afrim Gashi: Nuk e di, nuk është në dorën time kjo çështje.

Radio Evropa e Lirë: Kuvendi në këtë përbërje ka punuar një vit. Si e vlerësoni punën e tij? Me notë nga një deri në pesë?

Afrim Gashi: Sinqerisht, ndihem ende si nxënës dhe nuk do t’i jepja vetes një notë. Por, në përgjithësi, Kuvendi ka përmirësime në disa fusha kyçe: funksionalitet, efikasitet, transparencë dhe diplomaci parlamentare. Këto përmirësime janë të matshme me të dhëna konkrete. Por në politikë perceptimi është shumë i rëndësishëm dhe ai ndryshon ngadalë. Në këto 30 vjet demokraci, qytetarët kanë zhvilluar perceptim negativ ndaj Kuvendit. Nuk mund ta ndryshojmë atë përnjëherë, por besoj se kemi hapur mjaft kanale për të liruar energjinë negative. Synimi im është që deri në fund të mandatit, edhe qytetari nga një fshat i thellë, që na sheh në televizior, të thotë: “Jam i lumtur që kemi këtë Kuvend”.

Radio Evropa e Lirë: Kuvendi u kritikua për mungesën e një seance komemorative për tragjedinë në Koçan. Cili ishte qëndrimi juaj?

Afrim Gashi: Tragjedia në Koçan na preku të gjithëve. U mblodhëm me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe biseduam si njerëz përgjegjës, jo si përfaqësues partish. Kishim konsensus se, në ato ditë zie, mosmbajtja e seancave parlamentare mund të interpretohej si mungesë respekti. Deputetët ishin aktivë në zonat lokale, morën pjesë në komemorime me qytetarët. Prandaj vendosëm të tregojmë respekt, jo me një seancë në sallë, por përmes veprimit tonë të përbashkët.

Radio Evropa e Lirë: Por ushtruesi i detyrës së kryetarit të Koçanit tha se ishte mungesë respekti.

Afrim Gashi: Një person nuk përfaqëson gjithë opinionin publik. Ai është kryetar i një qyteti, por nuk është vetë qyteti.

Radio Evropa e Lirë: A pajtoheni me qëndrimin e kryeministrit Mickoski që nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese derisa Bullgaria t’i përmbushë detyrimet e saj ndaj minoriteteve?

Afrim Gashi: Nuk dua të komentoj qëndrimet e të tjerëve. Është e ditur se të gjitha partitë shqiptare, përfshirë VLEN-in, mbështesin nisjen e negociatave me BE-në. Por ka edhe një ndjeshmëri të madhe – edhe gjatë marrëveshjes me Greqinë – që shqiptarët të jenë krah popullit maqedonas në mbrojtje të identitetit, gjuhës dhe historisë së tyre. Kjo është shumë e rëndësishme për ne si shqiptarë. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Integrimi europian është qëllim strategjik, por duhet ruajtur kohezioni ndëretnik – shtylla kryesore e stabilitetit të shtetit.

Radio Evropa e Lirë: BE ka kërkuar që, në pritje të ndryshimeve kushtetuese deri më 2027, të përmbushen reformat e Planit të Rritjes. A është kjo përparësi?

Afrim Gashi: Ne jemi shteti i parë në rajon që ka përmbushur të gjitha obligimet e fazës së parë të Planit të Rritjes. Prandaj morëm dhe donacionin e parë nga BE. Reforma do të mbetet prioritet. Nuk mund të presim vetëm për ndryshimet kushtetuese. Ka shumë punë për t’u bërë: harmonizimi i legjislacionit, reforma gjyqësore, etj. Nëse ndryshimet kushtetuese mbeten për në fund, të paktën gjithçka tjetër të jetë përfunduar.

Radio Evropa e Lirë: Reforma në gjyqësor përfshin edhe ndryshimet në Kodin Penal. Kur pritet diskutimi dhe votimi?

Afrim Gashi: Po punohet intensivisht. Gjykata Kushtetuese dha rekomandime për Kodin Penal dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike. Kemi krijuar grupe pune. Ligji për komunikimet është dorëzuar në Qeveri sepse kërkon ekspertizë të veçantë. Ne jemi të përqendruar edhe në reformat tjera. Reforma në drejtësi është prioritet i yni, jo vetëm për BE-në. Na duhet një sistem gjyqësor i besueshëm për vete, pastaj hapen edhe dyert për kapitujt negociues.

Radio Evropa e Lirë: A pritet që në qershor të përmbushen afatet?

Afrim Gashi: Do të varet nga grupet punuese. Kuvendi nuk ka ekspertizën teknike për çështje si komunikimet elektronike, por jemi shumë efikasë në procedimin e ligjeve. Çdo ligj që vjen në fillim të muajit, e votojmë brenda atij muaji. Ka rregull, parashikueshmëri, seanca të rregullta çdo muaj. Dhe për reformat, jemi të përkushtuar ta bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur, sapo të marrim propozimet e përgatitura.

Radio Evropa e Lirë: Ku qëndron ligji për përfaqësim të drejtë – i ashtuquajturi “balancues”?

Afrim Gashi: Ka vullnet politik, është kërkesë kushtetuese. Po punohet me kujdes për të mos pasur probleme me kushtetutshmërinë apo opinionin e Komisionit të Venecias. Synimi është që të miratohet një ligj funksional, pa dilema. Nuk ka afat zyrtar, por jam shumë optimist se deri në fund të muajit do të arrijë në Kuvend. Dhe do ta procedojmë menjëherë sipas Rregullores.

Radio Evropa e Lirë: Filluat me shumë premtime për reforma në Kuvend, për digjitalizim, por ajo që doli e para ishte shpallja për logo të re. A është kjo më e rëndësishmja?

Afrim Gashi: U prezantuan dy mjete të reja. Pas çdo seance, ajo do të ngarkohet në YouTube dhe qytetarët apo gazetarët do të mund t’i bëjnë pyetje inteligjencës artificiale për secilin diskutant, për votimet, e kështu me radhë. Do të ketë edhe mjet për komunikim të drejtpërdrejtë me deputetët, për takime virtuale apo fizike. Transparenca dhe llogaridhënia do të rriten ndjeshëm. Logoja e re është pjesë e trendit për t’u përshtatur me kohën dhe për t’i dhënë hapësirë edhe kreativitetit dizajnerëve. Do të vendoset nga një komision profesional. Çdo gjë që është funksionale për Kuvendin dhe për qytetarët, është për të mirën e përbashkët./rel



Ju sugjerojmë

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
Aktualitet

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

6 Shtator, 2025 8:59 pm
Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
Kronikë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

6 Shtator, 2025 8:39 pm
SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
Kronikë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

6 Shtator, 2025 8:04 pm
Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
Kronikë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

6 Shtator, 2025 6:41 pm
SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
Kronikë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

6 Shtator, 2025 4:35 pm
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Para
Kontrata e lobimit të PD në SHBA, SPAK nis verifikimet

Kontrata e lobimit të PD në SHBA, SPAK nis verifikimet

Hamasi pranon armëpushimin: Do lirojmë të gjitha pengjet izraelite

Hamasi pranon armëpushimin: Do lirojmë të gjitha pengjet izraelite

Berisha takim në Bilisht: Ne do dyfishojmë investimet në arsim dhe shëndetësi

Berisha takim në Bilisht: Ne do dyfishojmë investimet në arsim dhe shëndetësi
















TE FUNDIT

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
6 Shtator, 2025

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, është takuar me kreun e partisë Reforma, Nigel Farage, lidhur me...

Lexo më shumë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
6 Shtator, 2025

Një motor i gjetur i djegur në fshatin Vukatanë dhe që pritet t’i bëhet ekspertiza, mendohet se u përket autorëve...

Lexo më shumë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
6 Shtator, 2025

Është shtruar në urgjencën e QSUT-së, i penduari I drejtësisë Nuredin Dumani, i cili eshte transportuar ne masa te rrepta...

Lexo më shumë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
6 Shtator, 2025

Vëllai i Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë ka dhënë një intervistë për gazetarin Flamur Vezaj, ku ka folur  ndër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com