Bota

Afrika e Jugut/ Gjirafa vret foshnjën 16-muajshe në parkun e lojërave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 20/10/22 |
Opi Nion

Një vogëlushe në Afrikën e Jugut ka humbur jetën pasi është shkelur nga një gjirafë, ndërsa nëna e saj ndodhet në spital në gjendje kritike.

BBC shkruan  se, në momentin kur ndodhi ngjarja, vajza 16-muajshe ishte së bashku me nënën e saj në parkun luksoz Kuleni Game në provincën KwaZulu-Natal.

Policia tha se ishte ende e paqartë se çfarë ka ndodhur, ndërsa shtoi se për çështjen është hapur një hetim.

Ndërkohë, menaxheri i një prej akomodimeve luksoze në parkun Kuleni Game hezitoi të fliste për ngjarjen.

Parku është 16 km jashtë Hluhluwe në KwaZulu-Natal, një provincë që është e njohur me turistët vendas dhe ndërkombëtarë./Opinion.al

Pas