Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

AFP: Skandali i drogës me Saimir Tahirin dobëson Shqipërinë përballë BE-së

2017/11/25 at 1:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
AFP: Skandali i drogës me Saimir Tahirin dobëson Shqipërinë përballë BE-së

Agjencia franceze e lajmeve AFP, në një artikull të saj për rastin e Saimir Tahirit, shkruan sot se kjo çështje dëmton Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

“Aktakuza ndaj ish-ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të kanabisit minon pozicionin e Shqipërisë për afrimin e saj me Bashkimin Europian. Zyrtarisht kandidat prej vitit 2014, Tirana zyrtare synon të bindë BE-në që të hapë negociatat me BE-në në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu skandali i Tahirit përkeqëson situatën. Saimir Tahiri 38 vjeç, ministër i Brendshëm deri në pranverën e 2017, është i afërt me Kryeministrin socialist Edi Rama. Në një vend kur debati politik rrallëherë është i dhunshëm, ambasadori i SHBA Donald Lu pothuajse u ka dhënë të drejtë të dy kapmeve: ‘Shqipëria ka probleme me lidhjet midis trafikantëve dhe politikanëve. Ky nuk është problem i një partie të vetme’. Kjo deklaratë është në kontrast me heshtjen e kujdesshme të kancelarive europiane, të cilat i kanë dhënë mbështetje Edi Ramës që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 2013”, shkruan AFP.

Agjencia franceze e lajmeve sjell në vëmendje edhe letrën e Kryeministrit Rama që u dërgoi liderëve të BE-së pak ditë më parë, të cilëve u shpjegonte se Shqipëria nuk është më kryeqyteti evropian i kanabisit sikurse shkruajnë mediat. AFP citon edhe kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili akuzon qeverinë se është e lidhur me trafikantët e drogës.

Shfaqja në publik e skandalit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka lëkundur shumë pozitat e qeverisë.

“Gjashtë muaj pas triumfit në zgjedhjet legjislative, pushteti i Edi Ramës është dobësuar. Rasti shpërtheu në mesin e muajit Tetor pas arrestimit në Itali të një trafikanti shqiptar. Mediat më pas zbuluan përgjimet kompromentuese për Saimir Tahirin”, citon AFP.

AFP risjell në kujtesë deklaratat e Saimir Tahirit, i cili pranoi si gabim të vetëm faktin që u ka shitur makinën vëllezërve Habilaj, pa verifikuar më parë veprimtarinë e tyre. Sipas agjencisë franceze, prej disa vitesh Shqipëria ka qenë furnizuesi më i madh i kanabisit për vendet e BE-së.

“Shqipëria prej vitesh ka qenë eksportuesi më i madh i kanabisit në BE, përfshirë edhe Italinë, sipas raporteve të njëpasnjëshme të Europolit. Kjo tregti informale përbën 1/3 e prodhimit të brendshëm të Shqipërisë ose më shumë, sipas burimeve diplomatike perëndimore. Në raportin e fundit, Brukseli beson se autoritetet shqiptare dështuan në identifikimin e grupeve kriminale. Kultivuesit e vegjël kapen rregullisht, por asnjëherë kokat e mëdha. 20 policë, 3 prej të cilëve janë në kërkim sipas urdhër-arresteve të lëshuar më 22 Nëntor, akuzohen për korrupsion në lidhje me këtë trafik. Asnjë zyrtar i lartë nuk ishte përfshirë, deri në momentin kur u shfaq Saimir Tahiri. Tani qeveria sapo ka paraqitur një plan kundër krimit të organizuar dhe në veçanti kundër lidhjeve midis krimit dhe zyrtarëve të lartë të vendit”, përfundon artikullin agjencia franceze AFP.

Burimi: AFP
Përshtati: tvklan.al

Etiketa: beshqiperiaskandali i drogestahiri

Ju sugjerojmë

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
-U tha në Opinion

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

22 Shtator, 2025 11:55 pm
Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
-U tha në Opinion

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

22 Shtator, 2025 10:59 pm
Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
Politikë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

22 Shtator, 2025 10:24 pm
Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

22 Shtator, 2025 8:32 pm
Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
Aktualitet

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare

22 Shtator, 2025 6:06 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Kryesore

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak:Nuk jam informuar me shkaqet e shkarkimit tim

22 Shtator, 2025 4:57 pm
Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
Kryesore

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

22 Shtator, 2025 1:12 pm
Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
Aktualitet

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

22 Shtator, 2025 1:07 pm
Para
Cristiano Ronaldo tregon muskujt dhe provokon në reklamën e re

Cristiano Ronaldo tregon muskujt dhe provokon në reklamën e re

PD bën 10 pyetje për deputeten Elona Gjebrea: Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve?

PD bën 10 pyetje për deputeten Elona Gjebrea: Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve?

Disa vende ku ju mund të gjeni udhëtimin më të bukur

Disa vende ku ju mund të gjeni udhëtimin më të bukur

TE FUNDIT

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
22 Shtator, 2025

Debate të forta ka shkaktuar në emisionin Ooinion, projektligji për gjininë. Debati u zhvillua mes Pastorit Akil Pano dhe aktivistes...

Lexo më shumë

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
22 Shtator, 2025

Anxhela Faber, CEO e Faber Media, gjatë diskutimit në emisionin “Opinion” për projektligjin për barazinë gjinore, është shprehur se mbështet...

Lexo më shumë

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
22 Shtator, 2025

Nga debate të forta është përfshirë studio e Opinion në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Një nga kundërshtuesit e...

Lexo më shumë

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
22 Shtator, 2025

Pastori Akil Pano nga Koalicioni Pro Familjes ka folur në emisionin Opinion në lidhje me projekt-ligjin për barazinë gjinore, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com