Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afganistani drejt krizës humanitare

2021/07/24 at 8:02 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Afganistani drejt krizës humanitare

Safia dhe tre fëmijët e saj të vegjël jetojnë jashtë, të ekspozuar ndaj të nxehtit ndëshkues të verës, pa ushqim dhe pa ujë.


Ajo u largua nga shtëpia e saj në qytetin verior të Afganistanit, Kunduz, pasi shtëpia iu godit javën e kaluar nga një mortajë, e cila vrau burrin e saj, shtyllën e familjes.

“Ne nuk kemi asnjë ushqim apo strehë”, thotë Safia, e cila është në mesin e qindra mijëra të tjerëve, të vendosur në një fushë në periferi të qytetit, e cila tashmë është shtëpia e gati 400,000 njerëzve. Fëmijët e mi janë të djegur nga dielli dhe janë të sëmurë. Qeveria nuk na ka ndihmuar”, thotë ajo.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 35,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Kunduz, që kur talibanët filluan një sulm të madh në kryeqytetin e provincës me të njëjtin emër, në fund të muajit të kaluar.

Militantët kanë marrë nën kontroll dhjetëra rrethe në të gjithë Afganistanin, pas një ofensive të ashpër që nga fillimi i tërheqjes së plotë të të gjitha trupave të huaja më 1 maj.

Talibanët kanë marrë gjashtë nga nëntë rrethet e provincës Kunduz dhe kanë rrethuar qytetin e Kunduzit, i pesti më i madh në gjithë vendin. Forcat afgane të sigurisë, kanë disa javë që po luftojnë me luftëtarët talibanë në lagjet e qytetit.

Dhjetëra banorë janë vrarë ose plagosur, teksa është shtuar numri i atyre që janë larguar ose u larguan me dhunë, apo që u detyruan të largohen nga talibanët, të cilët kanë përdorur shtëpitë e braktisura si pozicione për të qëlluar prej tyre ndaj forcave qeveritare.

“Ne nuk kemi asnjë tendë”, thotë Nasima, një nënë e tre fëmijëve, burri i së cilës u vra kohët e fundit ndërsa luftonte në Kunduz.

Edhe ajo është strehuar në një fushë të hapur në periferi të qytetit. “Ne jemi ulur nën diellin përvëlues”, thotë ajo, duke shtuar se “të gjithë fëmijët e mi janë të uritur dhe të etur”.

“Kriza humanitare po afron”

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), paralajmëroi më 13 korrik për një “krizë humanitare të afërt në Afganistan, pasi përshkallëzimi i konfliktit, sjell rritjen e vuajtjeve njerëzore si dhe zhvendosje të civilëve”.

Rreth 270,000 afganë janë zhvendosur rishtasi brenda vendit, që nga janari i vitit 2021, për shkak të intensifikimit të luftës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të afganëve të zhvendosur në një shifër marramendëse prej 3.5 milionë, tha UNHCR.

Babar Baloch, një zëdhënës i UNHCR-së, tha se një dështim eventual për të ndaluar “dhunën do të çojë në zhvendosje të mëtejshme brenda vendit, si dhe në vendet fqinje dhe më gjerë”.

Rreth 18.4 milionë njerëz, gati gjysma e popullsisë, kanë nevojë për ndihmë humanitare, sipas OKB-së, e cila ka apeluar për 1.3 miliard dollarë në fonde për vitin 2021. Ajo ka marrë vetëm rreth 37 përqind të kësaj shifre.

Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se po luftonte për të marrë ilaçe dhe furnizime për në Afganistan, ku objektet i janë sulmuar dhe disa pjesëtarë të stafit kanë ikur. Vlerësohet se më shumë se 3 milionë fëmijë afganë janë në rrezik prej “kequshqyerjes akute”.

Lufta që po intensifikohet, ka përkeqësuar situatën e pasigurisë humanitare në Afganistan, i cili po vuan nga një thatësirë shkatërruese dhe po përjeton një rritje të rasteve dhe vdekjeve nga pandemia e koronavirusit.

“Goditjet me raketa”

Numri i afganëve që kanë nevojë për ndihmë për të shpëtuar jetën e tyre, është duke u rritur, ndërsa ofensiva e talibanëve po vazhdon pa u lodhur.

Familja tetë anëtarëshe e Sardar Bai, jeton në një tendë të dobët në një fushë me pluhur, në periferi të Maimana, në provincën veriperëndimore Farjab.

“Talibanët e sulmuan fshatin tonë”, thotë 43-vjeçari, i cili ka gjashtë fëmijë të vegjël. “Ne po vinim nën mortaja të vazhdueshme dhe goditjet me raketa”, shton ai.

Familja u largua nga rrethi i tyre në Qaisar dy javë më parë, pasi u vërshua nga talibanët. Militantët kontrollojnë 12 nga 14 rrethet e provincës Farjab dhe kanë rrethuar Maimanan, një qytet me më shumë se 150,000 banorë.

“Ne nuk mund të merrnim ndonjë gjë nga pasuritë tona me vete”, thotë Bai. “Ne jemi të dobët nga uria. Unë nuk kam para. Unë kam nevojë të gjej strehë për fëmijët e mi të vegjël”.

Zyrtarët lokalë, thonë se më shumë se 12,000 familje anembanë provincës Farjab, të vendosura në kufi me Turkmenistanin, janë zhvendosur nga ofensiva e talibanëve gjatë javëve të fundit.

Midis tyre është edhe Abdullahu, familja e të cilit prej 12 anëtarësh u largua nga shtëpia e tij në rrethin Qurghan. Ata tani banojnë në Sheberghan, kryeqyteti i provincës fqinje Jawzjan, ku talibanët kanë marrë shtatë nga nëntë rrethet.

Militantët kanë rrethuar qytetin Sheberghan dhe madje kanë thyer e qytetit në 16 korrik, duke hyrë në të dhe shkaktuar frikë tek banorët.

“Situata jonë është shumë e keqe dhe nuk mund të kthehemi në shtëpi”, thotë ai. “Shumë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. E gjithë familja ime me 12 anëtarë po jeton në një dhomë të vogël”, shton ai.

 “Kam humbur vetëdijen”

Maimana është vetëm një nga një mori qytetesh që janë nën rrethim nga militantët.

Forcat afgane dhe militantët talibanë janë përfshirë në përplasje të ashpra në dhe përreth qytetit jugor të Kandaharit, vendi i dytë më i madh i vendit dhe shtëpia e më shumë se 600,000 njerëzve.

Militantët kanë marrë disa rrethe përreth qytetit në muajin e kaluar dhe kanë kryer një seri sulmesh mbi stacionet e policisë, përpara se të shkelnin qytetin e Kandaharit më 9 korrik.

“Po lahesha para lutjeve të mbrëmjes, kur një mortajë ra në shtëpinë tonë”, thotë Musa Jan, një banor i zonës. “Kam humbur vetëdijen. Kur u zgjova, gruaja dhe fëmijët e mi po qanin mbi mua”.

Jan u shtrua në spital dhe familja e tij është zhvendosur në një pjesë tjetër të qytetit.

Familja e tij është mes 5,000 familjeve që janë larguar nga shtëpitë e tyre në zonat në dhe përreth Kandaharit, ku autoritetet kanë zbatuar një shtetrrethim gjatë natës.

Trupat qeveritare thonë se militantët kanë marrë shtëpi në lagjet e banuara, duke detyruar civilët të largohen dhe duke komplikuar përpjekjet për t’i përzënë talibanët nga qyteti.

“Ka pasur luftime të mëdha për javë të tëra”, thotë Abdul Manan, një banor i Kandaharit. “Mortajat po binin pa pushim gjatë gjithë kohës. Ata që kanë qenë në gjendje, janë larguar nga shtëpitë e tyre”.

Shkruar nga Frud Bezhan bazuar në raportimet nga korrespondentët e Radio Azadi në Afganistan, emrat e të cilëve nuk shkruhen për arsye sigurie./ REL

Etiketa: Afkanistanekrizevarferi


Ju sugjerojmë

Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove
Sociale

Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

2 Qershor, 2025 9:02 am
Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?
Bota

Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?

2 Qershor, 2025 8:50 am
Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet
Aktualitet

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet

2 Qershor, 2025 8:41 am
Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova
Aktualitet

Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova

2 Qershor, 2025 8:36 am
Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave
Bota

Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave

2 Qershor, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:22 am
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Para
A do penalizohemi sërish? Rama: Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë

Ndërtimi i gjimnazit “Sami Frashëri”, Rama: Puna vijon pa u ndalur

Euro nuk ndal rënien, në treg ka shumë valutë nga hyrjet informale dhe…

Euro nuk ndal rënien, në treg ka shumë valutë nga hyrjet informale dhe...

Grabitje në Peqin, tre persona të armatosur dhunojnë biznesmenin

Drogë dhe dhunë, Policia e Tiranës arreston 8 persona
















TE FUNDIT

Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove
2 Qershor, 2025

Më 13 mars 2025, qeveria shqiptare vendosi një ndalim njëvjeçar të aksesit në TikTok, duke përmendur shqetësime mbi sigurinë kibernetike...

Lexo më shumë

Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?

Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?
2 Qershor, 2025

Presidenti i Policise Federale të Gjermanisë, Dieter Romann, bëri një bilanc fillestar pozitiv për ashpërsimin e kontrolleve në të gjithë kufijtë...

Lexo më shumë

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet
2 Qershor, 2025

Që prej ditës së djeshme, 1 qershor, ka nisur zbatimi i marrëveshjes në praktikë për pensionet me Italinë. Lajmin e...

Lexo më shumë

Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova

Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova
2 Qershor, 2025

Shqipëria turistike duket se po mban mbërthyer pas vetes italianët që mbeten grupi me rritjen më të qëndrueshme teksa në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com