Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afganistan/”Nuk kemi ushqim”, prindërit shesin vajzat e mitura për martesa

2021/12/31 at 9:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Afganistan/”Nuk kemi ushqim”, prindërit shesin vajzat e mitura për martesa

Në mesin e kasolleve me tulla balte në Afganistanin perëndimor, ku po strehohen njerëz të zhvendosur nga thatësira dhe lufta, një grua po lufton për të shpëtuar vajzën e saj.


Aziz Gul e shiti vajzën 10-vjeçare të martohej pa i treguar bashkëshortes së tij, duke marrë një paradhënie që të mund të ushqente familjen e tij me pesë fëmijë. Përndryshe, i tha ai më vonë bashkëshortes së tij, të gjithë do të vdisnim nga uria. Ai duhej të sakrifikonte një anëtar të familjes për të shpëtuar të tjerët.

Një numër në rritje i njerëzve të varfër të Afganistanit po marrin vendime të tilla dëshpëruese, ndërsa vendi i tyre po rrëshqet në një vorbull varfërie.

Organizimi i martesave për vajza shumë të reja është i zakonshëm në rajon. Familja e dhëndrit paguan para për të nënshkruar marrëveshjen dhe fëmija zakonisht qëndron me prindërit e saj derisa të bëhet, të paktën, rreth 15 vjeç.

Megjithatë, meqenëse shumë prej tyre nuk mund të përballojnë as ushqimin bazë, disa thonë se do t’i lejonin dhëndrit e ardhshëm të merrnin vajzat e tyre në moshë shumë të vogël, madje ata po përpiqen të shesin edhe djemtë e tyre.

Zonja Gul, në mënyrë të pazakontë në këtë shoqëri thellësisht patriarkale, të dominuar nga meshkujt, po reziston. E martuar vetë në moshën 15-vjeçare, ajo thotë se do të vrasë veten nëse i merret vajza e saj, Qandi Gul.

Kur burri më tha se e kishte shitur Qandi-n, “zemra ime pushoi së rrahuri. Doja të vdisja në atë moment, por ndoshta Zoti nuk dëshiroi që unë të vdisja”, thotë zonja Gul, me Qandi-n që ishte pranë saj duke shikuar me turp nga poshtë nën shaminë e saj bojë qielli.

Burri i saj i tha se ai shiti një anëtar familje për të shpëtuar të tjerët, duke thënë se përndryshe të gjithë do të kishin vdekur.

Zonja Gul mblodhi vëllanë e saj dhe pleqtë e fshatit dhe me ndihmën e tyre siguroi një “divorc” për vajzën e saj, Qandi-n, me kusht që ajo të paguante rreth 1,000 dollarë që mori burri i saj. Ajo nuk i ka këto para.

Burri i saj iku, ndoshta nga frika se zonja Gul mund ta denonconte atë tek autoritetet.

Qeveria talebane kohët e fundit ndaloi martesat e detyruara.

Zonja Gul thotë se nuk është e sigurt se për sa kohë mund të shmangë familjen e dhëndrit të mundshëm, një burrë rreth 21 vjeç.

Në një pjesë tjetër të kampit, babai i katër fëmijëve Hamid Abdullah po shiste gjithashtu vajzat e tij të vogla në martesa të rregulluara, për shkak të nevojës për para për të trajtuar gruan e tij me sëmundje kronike, shtatzënë me fëmijën e tyre të pestë.

Ai nuk mund të shlyejë huanë që mori për të financuar trajtimet e gruas së tij. Kështu që, tre vjet më parë, ai mori një paradhënie për vajzën e tij të madhe, Hoshran-in, tani 7 vjeç, në një martesë të rregulluar me një djal tani 18-vjeçar.

Familja që bleu Hoshranin po pret derisa ajo të rritet para se të paguajë shumën e plotë dhe ta marrë atë. Por, Abdullahut i duhen paratë tani, kështu që ai po përpiqet të rregullojë një martesë për vajzën e tij të dytë, Nazia-n 6-vjeçare, për rreth 200-300 dollarë amerikanë.

“Nuk kemi ushqim për të ngrënë”, thotë ai.Dhe ai nuk mund të paguajë mjekun e gruas së tij.

Ekonomia e Afganistanit e varur nga ndihmat nga jashtë ishte tashmë në rrëmujë kur talebanët morën pushtetin në mes të gushtit pas një tërheqje kaotike të trupave amerikane dhe atyre të NATO-s.

Komuniteti ndërkombëtar ngriu pasuritë e Afganistanit jashtë vendit dhe ndërpreu fondet, duke mos dashur të punonte me një qeveri talebane, e cila kishte reputacion për brutalitet gjatë sundimit të mëparshëm 20 vjet më parë.

Pasojat kanë qenë shkatërruese për një vend të goditur nga lufta, thatësira dhe pandemia e koronavirusit.

Punonjësit e shtetit nuk janë paguar prej muajsh. Kequshqyerja kërcënon personat më të rrezikuar dhe organizatat humanitare thonë se më shumë se gjysma e popullsisë përballet me mungesa akute ushqimore.

“Situata po përkeqësohet në këtë vend, dhe veçanërisht fëmijët po vuajnë”, thotë Asuntha Charles, drejtoreshë e organizatës humanitare World Vision në Afganistan, e cila drejton një klinikë shëndetësore për personat e zhvendosur pranë qytetit perëndimor të Heratit. “Sot më dhëmb zemra kur shoh se familjet janë të gatshme të shesin fëmijët e tyre për të ushqyer anëtarët e tjerë të familjes”, shtoi ajo.

Blerja e djemve besohet të jetë më pak e zakonshme se sa ajo e vajzave dhe kur ndodh, duket se janë rastet e familjeve pa djem që blejnë foshnja. Dëshpërimi i miliona njerëzve është i qartë pasi gjithnjë e më shumë njerëz përballen me urinë, dhe rreth 3.2 milionë fëmijë nën 5 vjeç përballen me kequshqyerje akute, thuhet në një raport të OKB-së.  Zonja Charles i bëri thirrje “komunitetit humanitar të ngrihet dhe të mbështesë popullin e Afganistanit”, me fonde për të cilat vendi ka shumë nevojë./VOA

 

Etiketa: afgamistanshitjevajza


Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
150 të dënuar në burgun e Peqinit refuzojnë ushqimin

Pas dy dekadash, me një VKM jepet shpërblim për punonjësit e burgjeve

Mjeku i “Geovax”: Maska në ambjentet e hapura nuk ndihmon

Domi: Omicron, një nga gjërat më të mira në këtë pandemi

Bie aksidentalisht në përrua, ndërron jetë 58-vjeçari

Në gjendje të dehur, 30-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës
















TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com