Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afganistan, nëna pret djalin e zhdukur nga talebanët që në vitin 1998

2021/08/20 at 11:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Afganistan, nëna pret djalin e zhdukur nga talebanët që në vitin 1998

Rikthimi i sundimit të talebanëve ka vendosur një hije trishtimi në fytyrat e të gjithë atyre qytetarëve apo mërgimtarëve afganë, që e kanë provuar jetesën në atë vend deri në vitin 2001.

Tashmë, pas 20 vitesh, talebanët kontrollojnë përsëri të gjithë Afganistanin, përfshirë qytetin verior të Mazare-Sharif-it. Pikërisht këtu, 23 vite më parë ata masakruan disa mijëra banorë të tij. Historia u rikthye në media nga dy gra që i mbijetuan ngjarjes së atij viti, biseduan me “Zërin e Amerikës” në lidhje me anëtarët e familjes që humbën në masakër, si dhe shqetësimit të tyre për të ardhmen.

Njëzetegjashtëvjeçarja Hadia Essazada, një aktiviste afgane për të drejtat e rinisë, si dhe anëtare e pakicës hazara të Afganistanit, u largua nga vendi në dhjetor për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara. Banorja e dikurshme e Mazar-eSharif-it që ndodhet në Afganistanin verior, arriti t’i mbijetojë një masakre të kryer nga militantët talebanë, pasi morën kontrollin e qytetit, më 8 gusht 1998.

Ajo thotë se një prej viktimave ishte vëllai i saj Ahmad, në atë kohë 13 vjeç. “Unë nuk e di në cilin ligj, në cilin libër fetar është shkruar se mund të vritet një fëmijë 13 vjeç, duke e lidhur atë pas një kamioni dhe duke e tërhequr zvarrë në rrugë?!”, thotë ajo. Sipas një raporti të qeverisë amerikane të vitit 2001 militantët talebanë vranë të paktën 2,000 civilë pas pushtimit të qytetin shumetnik.

Hetuesit ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut përllogaritën se numri i të vdekurve ishte disa mijëra më i lartë, pjesa me e madhe e të cilëve ishin vrarë në një sulm të shpejtë e të dhunshëm me armë të talebanëve ndaj të gjithë popullatës civile pa dallim. SHBA-ja thotë se masakra e vitit 1998 ishte pjesërisht një akt hakmarrjeje ndaj forcave etnike hazara dhe atyre uzbeke në Mazare-Sharif që kishin ekzekutuar rreth 2,000 të burgosur talebanë në 1997, pasi grupi islamik bëri një përpjekje të dështuar për të marrë kontrollin e qytetit.

Sipas raportit amerikan, shumica e atyre që u vranë nga luftëtarët sunitë myslimanë talebanë në vitin 1998 i përkisnin pakicës etnike hazara, të cilët janë kryesisht myslimanë shiitë. Masooma, një tjetër pjesëtare e komunitetit Hazaras, e cila jeton në Mazar-eSharif, ka humbur gjithashtu njerëzit e saj të dashur në masakrën e ’98-ës. Duke folur për “Zërin e Amerikës”, disa ditë para kapjes së fundit të qytetit nga talebanët, ajo kujtoi një incident në të cilin ajo tha se një luftëtar talebanë i vrau burrin para syve. Me fytyrën e saj të errësuar nga “Zëri i Amerikës” për t’i mbrojtur identitetin, ajo për shkruan se si djali i saj u zhduk gjatë masakrës dhe prej atij momenti ajo nuk ka dëgjuar më prej tij. “Mezi pres që djali të kthehet në shtëpi nëse është ende gjallë.

Nëse jo, talebanët e kanë vrarë edhe atë. Por, unë vazhdoj të pres për të”, rrëfen ajo. Ndërsa talebanët po përparonin me shpejtësi muajt e fundit për të rimarrë kontrollin e Afganistanit, grupi u zotua se nuk do të përsëriste më disa nga aktet më të rënda të kryera më parë. Essazada thotë se është gati t’i falë talebanët, nëse ata e mbajnë premtimin. “Nuk duhet të ketë më civilë të vrarë, fëmijë e vajza që nuk lejohen të shkojnë në shkollë. Unë nuk dua që ndonjë vajzë tjetër afgane të përjetojë atë që unë kam përjetuar”, thotë ajo. Por, historiania afgane me bazë në Boston, Zahra Lotfi, thotë nuk ka asnjë shenjë që talebanët të ndryshojnë qasje. “Pas gjithë këtyre viteve, politikë e talebanëve ka qenë gjithmonë kryerja e vrasjeve që kishin nën shënjestër pakicat etnike hazara”.

Masooma thotë se ajo shqetësohet për fatin e vajzave të saj. “Thuhet se talebanët i marrin vajzat e reja e të bukura për t’u martuar. Ata i marrin djemtë nga shtëpia dhe i vrasin natën. As gratë dhe as burrat nuk janë të sigurt. Ku duhet të strehohem unë me katër vajzat e mia?!” Mediat perëndimore, duke iu referuar burimeve afgane, thonë se në zonat ku talebanët kanë marrë së fundmi kontrollin janë raportuar raste të shumta grash që janë detyruar të martohen me ta./VOA

Etiketa: afganistanrrefime

Ju sugjerojmë

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
Sport

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

9 Shtator, 2025 11:46 pm
Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
Kryesore

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

9 Shtator, 2025 10:39 pm
Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
Bota

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

9 Shtator, 2025 10:14 pm
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

9 Shtator, 2025 8:57 pm
Macron emëron kryeministër të ri të Francës
Bota

Macron emëron kryeministër të ri të Francës

9 Shtator, 2025 8:41 pm
Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë
Bota

Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë

9 Shtator, 2025 8:16 pm
Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp
Bota

Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

9 Shtator, 2025 7:38 pm
Para
Mali i Zi ashpërson masat: Çfarë nevojitet për të hyrë në shtetin fqinj

Mali i Zi ashpërson masat: Çfarë nevojitet për të hyrë në shtetin fqinj

U kap pas rrotave të avionit, viktima një futbollist 19-vjeçar afgan

U kap pas rrotave të avionit, viktima një futbollist 19-vjeçar afgan

U përfshi nga zjarri, shpronësohet godina e sarajeve të Toptanëve

U përfshi nga zjarri, shpronësohet godina e sarajeve të Toptanëve

TE FUNDIT

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
9 Shtator, 2025

Pas pesë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kualifikueseve të Grupit K për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndodhet në...

Lexo më shumë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 ndaj Letonisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin...

Lexo më shumë

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
9 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit...

Lexo më shumë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
9 Shtator, 2025

Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Shqipëri-Letoni që po luhet në Tiranë. Shqipëria shënoi golin e avantazhit ndaj Letonisë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com