Sipas një zyrtari taleban,12 persona janë vrarë në dhe përreth aeroportit të Kabulit që nga e diela.
Zyrtari, i cili foli në mënyrë anonime për agjencinë e lajmeve Reuters, tha se vdekjet u shkaktuan nga të shtëna armësh.
Ai u bëri thirrje turmave para portave të aeroportit që të shkojnë në shtëpi nëse nuk kanë të drejtë të udhëtojnë dhe tha se talebanët “nuk duan të lëndojnë” askënd në aeroport.
Ndërkohë, mediat e huaja kanë raportuar skena kaosi në aeroportin e Kabulit, teksa mijëra afganë përpiqen të largohen nga vendi.
Aeroporti mbetet nën kontrollin amerikan, por rrugët përreth tij ruhen nga talebanët. Dëshmitarët kanë raportuar anëtarë të armatosur të grupit që parandalojnë njerëzit, përfshirë ata me dokumente, të hyjnë në të./Opinion.al