Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afganët qëndrojnë një vit, qeveria ngre task-forcën me 7 ministri

2021/08/25 at 4:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Afganët qëndrojnë një vit, qeveria ngre task-forcën me 7 ministri

Afganët, që do të vijnë në vendin tonë pasi po u rrezikohet jeta nga talebanët, do të qëndrojnë për një periudhë 1-vjeçare. Ky është vendimi i fundit i qeverisë Rama, ku gjithashtu njoftohet se është ngritur edhe një Task-Forcë në përbërje të së cilës janë 7 ministri, për menaxhimin e situatës.


Task-Forcë do të kryesohet nga dikasteri për punët e Jashtme dhe do të përbëhet nga:

Ministria e Brendshme
Ministria e Mbrojtjes;
Ministria e Financave dhe Ekonomisë;
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Kjo Task Forcë ka disa detyra kryesore që nis me negociimin me ndërkombëtarët, menaxhimin e fluksit dhe koordinimit e akomodimit të afganëve e deri tek buxheti i vënë në dispozicion për ta.

V E N D I M
PËR

DHËNIEN E MBROJTJES SË PËRKOHSHME SHTETASVE AFGANË DHE PERSONAVE PA SHTETËSI ME VENDQËNDRIM TË PËRKOHSHËM OSE TË PËRHERSHËM NË REPUBLIKËN ISLAMIKE TË AFGANISTANIT DHE PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR MENAXHIMIN E FLUKSIT TË KËRKUESVE TË MBROJTJES NDËRKOMBËTARE

Në mbështetje të neneit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 82, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve me shtetësi apo kombësi afgane dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit, që hyjnë masivisht dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë në territorin e Republikës së Shqipërisë, për arsye të luftës, situatës së ngjashme, dhunës së përgjithshme dhe konfliktit të brendshëm, të karakterizuara nga shkelje të të drejtave të njeriut dhe që kërkojnë mbrojtje nga Republika e Shqipërisë.

2. Mbrojtja e përkohshme për këta shtetas fillon nga momenti i hyrjes në Republikën e Shqipërisë për një afat 1-vjeçar.

3. Përjashtohen nga e drejta e mbrojtjes së përkohshmen të gjithë personat të cilët plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara në nenin 83, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”.

4. Autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët mund të vendosë që kërkuesit t’i kufizohet liria e lëvizjes, nëse e konsideron të nevojshme, bazuar në vlerësimin individual të secilit rast sipas përcaktimeve të neneve 46 dhe 47, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”.

5. Krijimin e Task-Forcës, si një strukturë e posaçme e përkohshme, për menaxhimin e fluksit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetasit afganë dhe personat pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit.

6. Task-Forca kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ka në përbërje, si më poshtë vijon:

a) Ministrin e Brendshëm;
b) Ministrin e Mbrojtjes;
c) Ministrin e Financave dhe Ekonomisë;
ç) Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
d) Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
dh) Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit.

Sipas nevojave ftohen të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të tjera me kërkesë të kryetarit të Task-Forcës.

7. Task-Forca ka këto detyra:

a) Negocion me partnerët ndërkombëtare për çështjet që lidhen me objektin e këtij vendimi;
b) Harton planin e veprimit për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare;
c) Koordinon situatën e pritjes dhe të akomodimit të shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit;
ç) Evidenton nevojat emergjente për t’i paraprirë punës me ndryshimet e mundshme të kuadrit ligjor, nënligjor e rregullator, të cilat ndikojnë në përmirësimin në këtë funksion;
d) Analizon kërkesat shtesë buxhetore për funksionimin, shpenzimet dhe bazën e nevojshme materiale, si dhe koordinon fondet e donatorëve për këtë qëlllim.

8. Task-Forca ndihmohet nga sekretariati teknik në detyrat administrative. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ministri i Brendshëm janë përgjegjës për ngritjen e këtij sekretariati, përcaktimin e përbërjes dhe të mënyrës së funksionimit të tij.

9. Periudha e veprimit të Task-Forcës është deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetasit afganë dhe personat pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit.

10. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Etiketa: afganëtshqiperitask forcevendim i qeverisë


Ju sugjerojmë

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte
Kryesore

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte

30 Tetor, 2025 8:43 am
“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…

30 Tetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

30 Tetor, 2025 8:34 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

30 Tetor, 2025 8:33 am
Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
Politikë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

29 Tetor, 2025 11:00 pm
“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
-U tha në Opinion

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

29 Tetor, 2025 10:53 pm
Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
-U tha në Opinion

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

29 Tetor, 2025 10:44 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

29 Tetor, 2025 10:12 pm
Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize
Aktualitet

Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize

29 Tetor, 2025 10:04 pm
Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni
Bota

Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni

29 Tetor, 2025 9:10 pm
Para
Maqedonia e Veriut lehtëson masat,zyrtarët:S’do ketë problem për zgjedhjet

Maqedonia e Veriut lehtëson masat,zyrtarët:S'do ketë problem për zgjedhjet

Bien vaksinimet në Afganistan, pas marrjes së pushtetit nga talebanët

Bien vaksinimet në Afganistan, pas marrjes së pushtetit nga talebanët

Moti i keq sjell probleme për tragetet, vonesa në portin e Vlorës

Trageti i linjës Durrës-Bari pëson defekt
















TE FUNDIT

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte
30 Tetor, 2025

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të...

Lexo më shumë

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…
30 Tetor, 2025

Përfshirja e lumit të fundit të egër në Evropë, në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një moment historik...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
30 Tetor, 2025

Ditën e enjte Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
30 Tetor, 2025

Dashi Do ndiheni shume mire sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume. Mosmarrëveshjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com