Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afganët e parë vijnë nesër në Shqipëri

2021/08/17 at 3:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Afganët e parë vijnë nesër në Shqipëri

Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në Shqipëri. Fillimisht ishte planifkuar që mbërritja të ishte sot në mbrëmje, por ky variant u anullua, për shkak të zhvillimeve kaotike në Kabul, të cilat kushtëzojnë ndryshime të planeve nga ora në orë.

Bëhet fjalë për afro 300 deri 350 persona, kryesisht gra, aktiviste të shoqërisë civile në Afganistan. Avioni që do t’i sjellë, është parashikuar të ulet në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas, ku tanimë janë ngritur dhe disa tenda. Në to, do të jetë ndalesa e parë, ku qytetarët afganë, do t’i nënshtrohen dhe verifikimeve mjekësore, për të parë nëse ndokush ka nevojë për trajtim të specializuar.

Grupi i afganëve me gjasë do të strehohet për një periudhë të shkurtër në disa struktura në Durrës dhe në Tiranë, ndërsa më pas autoritetet parashikojnë që të gjejnë një vendndodhje të re. Për momentin, janë identifikuar disa hotele në Durrës dhe disa prej godinave të rikonstruktuara të qytetit Studenti në Tiranë, me nje kapacitet total për dy mijë persona.

Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri të ditur dy ditë më parë se qeveria e tij i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara për të pritur qytetarë afganë jetë e të cilëve kërcënohet nga talebanët që kanë marrë kontrollin e Afganistanit.

Ndërsa autoritetet shqiptare janë në pritje të grupit të parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim pati sot një takim me ministren e Jshtme Olta Xhaçka, e ngarkuar me koordinimin e të gjithë procesit të pritjes dhe strehimit të qytetarëve afganë. “Patëm një takim të frytshëm mbi situatën shumë sfiduese në Afganistan. Menduam se do të ishte një ide e mirë që të koordinoheshim ngushtësisht”, deklaroi ambasadorja Kim në përfundim të takimit.

Qeveria shqiptare është shprehur se është e gatshme të presë disa qindra afganë. Por zyrtarisht nuk është dhënë asgjë përfundimtare. “Ende nuk kemi një numër të saktë. Ndryshon me shpejtësi”, deklaroi ambasadorja Kim, duke saktësuar se “ajo që mund të them është se njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht, me idenë se do të vendosen përfundimisht në Shtetet e Bashkuara. Disa njerëz po zhvendosen direkt në Shtetet e Bashkuara dhe kjo, në njëfarë mënyre, është çështje procesi. Tashmë kemi disa mijëra në Shtetet e Bashkuara, unë ende nuk i di kalendarin apo shifrat, ne ende nuk i dimë kalendarin dhe numrat, por jam e sigurtë se detajet do të jenë më të qarta gjatë ditëve në vazhdim”.

Zonja Kim shfrytëzoi rastin për të falenderuar edhe një herë Shqipërinë për vendimin e saj. “Ne jemi prekur thellë nga veprimi i popullit shqiptar, nga vendimi për t’u ofruar strehim përkohësisht njerëzve në nevojë të madhe. Jemi prekur se si populli shqiptar është i ndërgjegjshëm se edhe ata dikur kanë qenë në vendin e atyre, në vendin e atyre në nevojë për strehim. Por sërish, edhe duke kujtuar trashëgiminë krenare të Shqipërisë si komb, si popull, që strehon të huajt, pavarësisht besimit, racës apo çdo karakteristike tjetër të tyre. Kam folur për këtë, mendoj se edhe të huaj të tjerë kanë folur për konceptin dhe traditën shqiptare të Besës, diçka që bota duhet ta njohë dhe diçka për të cilën të gjithë ne duhet t’i jemi mirënjohës popullit shqiptar”, u shpreh ambasadorja amerikane./VOA

Etiketa: afganshqiperistrehim

Ju sugjerojmë

Me vulën dhe logon e PD, Alibeaj zhvendoset në zyra të tjera
Aktualitet

Pas dorëheqjes së Tabakut, largohen dy anëtarë të Kryesisë së PD

7 Qershor, 2023 11:34 am
Kolegji i kryetarëve kundër Bardhit: Kryetari i ri i PD të zgjidhet brenda 15 korrikut
Aktualitet

Dhuna nga mbështetësit e Bashës, Bardhi: Kjo sjellje hedh në herë bashkëjetesën brenda PD

7 Qershor, 2023 11:14 am
Matura/ Publikohen notat e provimit me zgjedhje
Aktualitet

Pak minuta pas nisjes së provimit, publikohet teza e Gjuhës Shqipe

7 Qershor, 2023 11:02 am
Detaje të reja nga krimi në Korçë, gruaja u gjet nga vajza adoleshente
Aktualitet

Plagosi me thikë bashkëshorten, flet Aleko Myrtollarit: Gruaja nuk donte të punonte

7 Qershor, 2023 10:50 am
“Po na torturoni”, momenti kur militantët e Bashës ndalojnë Bardhin, Korreshin dhe Sulën
Te Fundit

“Po na torturoni”, momenti kur militantët e Bashës ndalojnë Bardhin, Korreshin dhe Sulën

7 Qershor, 2023 10:50 am
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani shkon në SPAK
Aktualitet

Merrnin para për një vend pune në Drejtorinë e Burgjeve, SPAK arreston dy zyrtarë

7 Qershor, 2023 10:47 am
Nga ndërtimi i pallatit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, zbardhet dosja e Vangjush Dakos
Aktualitet

Nga ndërtimi i pallatit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, zbardhet dosja e Vangjush Dakos

7 Qershor, 2023 10:41 am
Zbardhen emrat, kush votoi pro hapjes së garës për kreun e PD
Aktualitet

Zbardhen emrat, kush votoi pro hapjes së garës për kreun e PD

7 Qershor, 2023 10:18 am
Taulant Balla thirret në SPAK
Aktualitet

Taulant Balla thirret në SPAK

7 Qershor, 2023 10:07 am
54-vjeçari u dëmtua në punë, nën hetim mjeku dhe 3 punonjës të spitalit të Elbasanit
Kronikë

54-vjeçari u dëmtua në punë, nën hetim mjeku dhe 3 punonjës të spitalit të Elbasanit

7 Qershor, 2023 10:02 am
Para
Me 202 km/h në Levan-Vlorë, radari kap 41-vjeçarin, prangosen 12 shoferë

Me 202 km/h në Levan-Vlorë, radari kap 41-vjeçarin, prangosen 12 shoferë

FOTO/Boshatisen godinat në Qytet Studenti,përgatiten për emigrantët afganë

FOTO/Boshatisen godinat në Qytet Studenti,përgatiten për emigrantët afganë

COVID-19 në Shqipëri/ Bien rastet e reja, regjistrohen 4 viktima

COVID-19, 'shpërthen' virusi në vend, shënohen 451 raste të reja












TE FUNDIT

Pas dorëheqjes së Tabakut, largohen dy anëtarë të Kryesisë së PD

Me vulën dhe logon e PD, Alibeaj zhvendoset në zyra të tjera
7 Qershor, 2023

Pas dorëheqjes së Jorida Tabakut nga posti i nënkryetares së Partisë Demokratike, janë larguar edhe dy anëtarë të Kryesisë të...

Lexo më shumë

Dhuna nga mbështetësit e Bashës, Bardhi: Kjo sjellje hedh në herë bashkëjetesën brenda PD

Kolegji i kryetarëve kundër Bardhit: Kryetari i ri i PD të zgjidhet brenda 15 korrikut
7 Qershor, 2023

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për dhunën verbale të ushtruar ndaj deputetëve gjatë mbledhjes...

Lexo më shumë

Pak minuta pas nisjes së provimit, publikohet teza e Gjuhës Shqipe

Matura/ Publikohen notat e provimit me zgjedhje
7 Qershor, 2023

Pak minuta pas nisjes së provimit të gjuhës shqipe dhe letërisisë në maturën shtetërore është publikuar Teza e Gjuhës Shqipe....

Lexo më shumë

Plagosi me thikë bashkëshorten, flet Aleko Myrtollarit: Gruaja nuk donte të punonte

Detaje të reja nga krimi në Korçë, gruaja u gjet nga vajza adoleshente
7 Qershor, 2023

Pasi u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në polici është zbardhur dëshmia e Aleko Myrtollarit, 46-vjeçarit që plagosi me thikë gruan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com