Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afganët e parë vijnë nesër në Shqipëri

2021/08/17 at 3:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Afganët e parë vijnë nesër në Shqipëri

Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në Shqipëri. Fillimisht ishte planifkuar që mbërritja të ishte sot në mbrëmje, por ky variant u anullua, për shkak të zhvillimeve kaotike në Kabul, të cilat kushtëzojnë ndryshime të planeve nga ora në orë.


Bëhet fjalë për afro 300 deri 350 persona, kryesisht gra, aktiviste të shoqërisë civile në Afganistan. Avioni që do t’i sjellë, është parashikuar të ulet në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas, ku tanimë janë ngritur dhe disa tenda. Në to, do të jetë ndalesa e parë, ku qytetarët afganë, do t’i nënshtrohen dhe verifikimeve mjekësore, për të parë nëse ndokush ka nevojë për trajtim të specializuar.

Grupi i afganëve me gjasë do të strehohet për një periudhë të shkurtër në disa struktura në Durrës dhe në Tiranë, ndërsa më pas autoritetet parashikojnë që të gjejnë një vendndodhje të re. Për momentin, janë identifikuar disa hotele në Durrës dhe disa prej godinave të rikonstruktuara të qytetit Studenti në Tiranë, me nje kapacitet total për dy mijë persona.

Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri të ditur dy ditë më parë se qeveria e tij i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara për të pritur qytetarë afganë jetë e të cilëve kërcënohet nga talebanët që kanë marrë kontrollin e Afganistanit.

Ndërsa autoritetet shqiptare janë në pritje të grupit të parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim pati sot një takim me ministren e Jshtme Olta Xhaçka, e ngarkuar me koordinimin e të gjithë procesit të pritjes dhe strehimit të qytetarëve afganë. “Patëm një takim të frytshëm mbi situatën shumë sfiduese në Afganistan. Menduam se do të ishte një ide e mirë që të koordinoheshim ngushtësisht”, deklaroi ambasadorja Kim në përfundim të takimit.

Qeveria shqiptare është shprehur se është e gatshme të presë disa qindra afganë. Por zyrtarisht nuk është dhënë asgjë përfundimtare. “Ende nuk kemi një numër të saktë. Ndryshon me shpejtësi”, deklaroi ambasadorja Kim, duke saktësuar se “ajo që mund të them është se njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht, me idenë se do të vendosen përfundimisht në Shtetet e Bashkuara. Disa njerëz po zhvendosen direkt në Shtetet e Bashkuara dhe kjo, në njëfarë mënyre, është çështje procesi. Tashmë kemi disa mijëra në Shtetet e Bashkuara, unë ende nuk i di kalendarin apo shifrat, ne ende nuk i dimë kalendarin dhe numrat, por jam e sigurtë se detajet do të jenë më të qarta gjatë ditëve në vazhdim”.

Zonja Kim shfrytëzoi rastin për të falenderuar edhe një herë Shqipërinë për vendimin e saj. “Ne jemi prekur thellë nga veprimi i popullit shqiptar, nga vendimi për t’u ofruar strehim përkohësisht njerëzve në nevojë të madhe. Jemi prekur se si populli shqiptar është i ndërgjegjshëm se edhe ata dikur kanë qenë në vendin e atyre, në vendin e atyre në nevojë për strehim. Por sërish, edhe duke kujtuar trashëgiminë krenare të Shqipërisë si komb, si popull, që strehon të huajt, pavarësisht besimit, racës apo çdo karakteristike tjetër të tyre. Kam folur për këtë, mendoj se edhe të huaj të tjerë kanë folur për konceptin dhe traditën shqiptare të Besës, diçka që bota duhet ta njohë dhe diçka për të cilën të gjithë ne duhet t’i jemi mirënjohës popullit shqiptar”, u shpreh ambasadorja amerikane./VOA

Etiketa: afganshqiperistrehim


Ju sugjerojmë

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe
Aktualitet

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe

27 Qershor, 2025 12:06 pm
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Shtyhet për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

27 Qershor, 2025 12:02 pm
Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim
Rajoni

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim

27 Qershor, 2025 11:49 am
Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!
Aktualitet

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

27 Qershor, 2025 11:44 am
Drejt fundit rinumërimi në Tiranë, PD humb më shumë vota krahasuar me PS
Aktualitet

Drejt fundit rinumërimi në Tiranë, PD humb më shumë vota krahasuar me PS

27 Qershor, 2025 11:29 am
Kriza politike në Kosovë/Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem
Rajoni

Kriza politike në Kosovë/Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem

27 Qershor, 2025 11:22 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Albin Kurti fton në takim liderët e partive pas vendimit të Kushtetueses

27 Qershor, 2025 11:14 am
Geraldina Apponyi-Zogu/ Mbretëresha e shqiptarëve në shtypin e huaj të kohës
kulture

Geraldina Apponyi-Zogu/ Mbretëresha e shqiptarëve në shtypin e huaj të kohës

27 Qershor, 2025 11:07 am
U kap duke shitur doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

U kap duke shitur doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

27 Qershor, 2025 10:59 am
Plagosi me thikë një shtetas, pranga 45 vjeçarit. Fsheh në rrugë kallashnikovin
Aktualitet

Plagosi me thikë një shtetas, pranga 45 vjeçarit. Fsheh në rrugë kallashnikovin

27 Qershor, 2025 10:59 am
Para
Me 202 km/h në Levan-Vlorë, radari kap 41-vjeçarin, prangosen 12 shoferë

Me 202 km/h në Levan-Vlorë, radari kap 41-vjeçarin, prangosen 12 shoferë

FOTO/Boshatisen godinat në Qytet Studenti,përgatiten për emigrantët afganë

FOTO/Boshatisen godinat në Qytet Studenti,përgatiten për emigrantët afganë

COVID-19 në Shqipëri/ Bien rastet e reja, regjistrohen 4 viktima

COVID-19, 'shpërthen' virusi në vend, shënohen 451 raste të reja
















TE FUNDIT

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe
27 Qershor, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpërndarë mandatet për kandidatët fitues në qarkun e Beratit, Dibrës, Shkodrës e Vlorës, si dhe...

Lexo më shumë

Shtyhet për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
27 Qershor, 2025

Është shtyrë për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Seanca për vendosjen e institucioneve...

Lexo më shumë

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim
27 Qershor, 2025

Gjykata e Lartë në Beograd, me kërkesë të prokurorisë, caktoi masën e paraburgimit për pesë persona të dyshuar për përgatitjen...

Lexo më shumë

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!
27 Qershor, 2025

Pas daljes nga ambientet Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Flamur Noka është prononcuar për mediat. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com