Partia Demokratike ka dënuar kërcënimin që drejtues të kompanisë Info Telecom i kanë bërë gazetarëve të Opinion. al pas publikimit të informacionit se kjo kompani ka rritur vitet e fundit xhiron e saj vjetore në 145 milion euro, duke e shumëfishur këtë shifër, falë lidhjeve politike. Deputeti Luçiano Boci, në një dalje për shtyp, ka thënë se frymëzues i kërcënimeve është Rama. “Rama mbetet frymëzues i kërcënimeve dhe shantazheve që i bëhën medias së lirë sa herë që ajo publikon skandalet e tij”. Boçi tha se “Partia Demokratike dënon kërcënimet që klientët e qeverisë, kur gazetarët zbulojnë aferat e tyre”