Gjatë një konference për mediat, Jorida Tabaku ka folur sërish për aferën e inceneratorëve.
Tabakut ka thënë se ka kërkuar informacion nga SPAK dhe se ky institucion i është përgjigjur duke pohuar se për aferën e inceneratorëve po hetohen edhe persona të tjerë.
“Kam kërkuar informacion nga SPAK e ka kthyer përgjigje që është në hetim, përveç Lefter Koka janë duket u hetuar dhe individë të tjerë.
Alqi Bllako ne e kemi cuar në SPAK, sot deputet i PS është personi që duhet të ishte para drejtësisë nuk e di pse nuk po procedon SPAK.
Nuk ka kthyer përgjigje me emra SPAK por ka thënë që edhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit janë persona të tjerë që po hetohen”,-tha Tabaku.