Ditën e sotme ka nisur Komisioni Hetimor i CEZ ku pritej që të dëshmonte biznesmeni Nuel Kalaj. Kreu i Komisionit lexoi shkresën e Policisë së Shtetit, e cila kishte shkuar në shtëpinë e biznesmenit, por nuk ishte përgjigjur asnjeri.
Më pas Policia ka kontrolluar vendet ku mund të ndodhej Kalaj. Basha lexoi se Policia kishte gjetur bashkëshorten e Kalajt, e cila kishte thënë se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej bashkëshorti.
Pas kësaj, policia dërgoi shkresa në pikat kufitare për ndalimin e Kalajt, nëse tenton të largohet nga vendi, apo të kthehet në rast se është jashtë vendit.