Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afati i KQZ për Alibeajn skadon/ “Riaktivizimi” i Bashës dhe koalicioni i Berishës

2023/03/11 at 9:01 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Afati i KQZ për Alibeajn skadon/ “Riaktivizimi” i Bashës dhe koalicioni i Berishës

Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, dy ditë më parë vendosi një afat prej 48 orësh për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partia deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje, afati i cili skadon sot.

Duke pasur parasysh deklaratat e fundit të përfaqësuesve më të lartë të Partisë Demokratike si kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj apo Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi partia më e madhe opozitare në vend rrezikon seriozisht regjistrimin për 14 Majin, të paktën nga ana e Celibashit dhe çështja mund të përfundojë për t’u zgjidhur në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, nëse Komisioneri do t’i qëndrojë deklaratës së nuk e kalon pa plotësim dokumentesh.

Për Partinë Demokratike Lulzim Basha ka ikur dhe ai nuk rikthehet. Një ditë më parë Enkelejd Alibeaj mblodhi grupin parlamenta të PD që njihet prej tij.

Në përfundimit të mbledhjes, Alibeaj tha se do të vijonte me procedurat e mëtejshme për regjistrimin e PD-së në zgjedhje dhe se do të dorëzohej sqarimi përkatës për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, bashkë me ankimin. Ai theksoi se Basha është i dorëhequr dhe se të gjitha dokumentet e dorëzuara nga Partia Demokratike janë në përputhje me legjislacionin.

“E kemi bërë të qartë dje. Dorëheqja e Bashës është fakt publik s’ka ngelur njeri i madh apo i vogël që s’është në dijeni. Sqarimin përkatës ne do ta dërgojmë pranë KQZ, kështu që nuk ka asgjë për  t’u diskutuar apo të paqartë. Kjo është një çështje e zgjidhur”, tha Alibeaj.

Ndërkohë që edhe Gazmend Bardhi e bëri të qartë një ditë para se dokumentacioni është i plotë dhe nuk do të ketë asnjë plotësim.

“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë”, tha Bardhi.

Në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, gjatë shqyrtimit të kërkesave të PD së drejtuar nga Sali Berisha dhe grupimit “Alibeaj” për t’u regjistruar në zgjedhje, KQZ vendosi të mos i pranojë të dyja.  Kërkesa e PD nuk u pranua për shkak se Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Berisha.

Ndërsa kërkesën e Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk e pranonte për shkak se mungonte një dokument shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me Kodin Zgjedhor dhe që duhet firmosur me patjetër nga kryetari i partisë, që ligjërisht është Lulzim Basha. Për dorëzimin e dokumentit të firmosur, KQZ i la afat PD-së vetëm 48 orë kohë.

Deklarata që duhet të plotësojë Basha

Deklarata njihet si një “përgjegjësi” e kryetarit të Partisë dhe si e tillë duhet plotësuar vetëm nga ai. Deklarata parashikohet në nenin 64 të Kodit Zgjedhor ku radhitet dokumentacioni që duhet të paraqitet për regjistrimin e një partie politike.

Dokumenti sipas Celibashit duhet të firmoset vetëm nga kryetari i Partisë dhe është përgjegjësi që nuk mund të delegohet.  Në pikën e të këtij neni thuhet se: deklaratën me shkrim të nënshkruar nga kryetari i partisë politike ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet. Teksti i deklaratës përcaktohet nga KQZ-ja.

PD e Berishës shkon në zgjedhje me koalicion

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se kandidatët e primarëve do të graojnë në zgjedhjet e 14 majit nëpërmjet një koalicioni të gjerë opozitar. Por, edhe pse koalicioni më i përfolur ishte me Ilir Metën,  duket se lëvizjet e fundit të PL e çojnë larg paktit me PD.

PL ka publikuar listën e kandidatëve për këshillat bashkiak, duke e bërë të pamundur koalicionin me PD, pasi kodi zgjedhor thotë se për të realizuar koalicionin partitë duhet të kenë një listë për kandidatët e Këshillave Bashkiak dhe jo të ndarë.

Në këto kushte, PD është drejt finalizimit të koalicionit me PBDNJ dhe PAA, ndërkohë vijon bisedimet me partitë e tjera opozitare të cilat ende nuk kanë marrë një vendim nëse në zgjedhjet lokale duhet të mbështesin PD që drejtohet nga Berisha.

Etiketa: alibeajBashaberishaPD. Zgjedhje

Ju sugjerojmë

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Para
Si dhe me çfarë ushqeheshin foshnjat para se të shpikej ushqimi për ta?

Si dhe me çfarë ushqeheshin foshnjat para se të shpikej ushqimi për ta?

Arrestohen babë e bir,iu gjendet pistoletë dhe municione luftarake në magazinën e lokalit

Përplasi me makinë për vdekje 39-vjeçarin dhe u largua, arrestohet shoferi në Korçë

Tritol një banese më Kurbin, dyshohet për hakmarrje

Tritol një banese më Kurbin, dyshohet për hakmarrje

TE FUNDIT

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
14 Korrik, 2025

Në frutat e ngrira të malit, me prejardhje nga Serbia dhe të destinuara për tregun gjerman, është zbuluar prania e...

Lexo më shumë

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
14 Korrik, 2025

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com