Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afati i hetimeve të Tahirit drejt përfundimit, prokurorët drejt vendimit

2019/01/13 at 11:45 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëvizjet e Tahirit/ Mali i Zi i kthen përgjigje Krimeve të Rënda

Në datën 17 janar përfundon afati i hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa në fillim të kësaj jave, prokurorët e çështjes pritet të mblidhen për të marrë një vendim.


Tahiri është vënë nën hetim që prej një viti, ndërsa dyshohet për favorizim të grupit të Habilajve. Disa ditë më parë, Krimet e Rënda mbyllën hetimet dhe çuan në Gjykatë dosjen për 9 të pandehur, të konsideruar si pjesë e grupit të Habilajve, ndër ta edhe Moisi Habilajn, por dosja e ish-ministrit u veçua. Burime bëjnë të ditur se janë dërguar edhe dy letërporosi të tjera drejt Italisë në lidhje me këtë çështje, ndërsa fati i dosjes pritet të vendoset këtë javë, nëse Prokurorisë do t’i duhet më shumë kohë për shkak të informacioneve që pret nga Italia apo do të mbyllë hetimet dhe ta çojë ose jo dosjen në Gjykatë.

 

PROKURORIA

Referuar Prokurorisë për Krime të Rënda, ish-deputeti i Partisë Socialiste akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë”. Referuar dosjes hetimore, përpos përgjimeve të Prokurorisë së Katanias, një fakt tjetër që të çon drejt dyshimit të arsyetuar, që shtetasi Saimir Tahiri ka kryer veprat penale, për të cilat është vënë nën hetim, është edhe shitja e makinës tip “Audi”.

Nga verifikimet, rezulton se Tahiri e ka blerë atë në vitin 2013 për vlerën monetare të 21 mijë eurove dhe ia ka shitur një vit më vonë, me një shifër shumë më të ulët, prej 9 milionë lekësh, kushëririt të tij Artan Habilaj, shifër që lë vend për dyshime. Një pikë tjetër ku është mbështetur Prokuroria, është edhe lëvizja e lirshme e grupit “Habilaj” në Shqipëri, duke mos u identifikuar as nga radarët.

Sipas konkluzioneve të Prokurorisë, rezulton se sistemi i doganave ka qenë i kontrolluar nga personi nën hetim, duke mos bërë regjistrimin e disa shtetasve, në këtë rast të vëllezërve Habilaj, por jo vetëm. Nga hetimet e deritanishme, këta persona nuk regjistroheshin në asnjë pikë kufitare dhe kjo, sipas akuzës, të bënë të mendosh se ishte diçka e kontrolluar, pasi nuk ndodhte vetëm në një doganë.

HABILAJT

Prokuroria për Krime të Rënda bëri të ditur në 7 janar, se hetimet në lidhje me grupin e Habilajve në Shqipëri janë mbyllur dhe dosja është dërguar në Gjykatë për tri vepra penale. Konkretisht, organi i akuzës kërkon të marrë të pandehur: Moisi Habilajn, Florjan Habilajn, Armando Koçerrin, Fatmir Minajn, Nezar Seitin, Sabaudin Çelën, Tigrens Mezurajn, Maridjan Sulajn dhe Armando Sulajn. Ata akuzohen për “Trafik të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve”.  Panorama 

 

Etiketa: Habilajthetimettahirivendimi


Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër
Politikë

Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër

14 Qershor, 2025 10:53 am
Përplasja me Wagner, Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Rusi
Aktualitet

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të lënduar!

14 Qershor, 2025 10:07 am
Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

14 Qershor, 2025 8:24 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:12 am
Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv
Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

13 Qershor, 2025 7:04 pm
Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës
Aktualitet

Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës

13 Qershor, 2025 6:37 pm
Projekti i Kampusit Universitar në Qytet Studenti/Veliaj ndan pamjet:Histori suksesi
Aktualitet

Projekti i Kampusit Universitar në Qytet Studenti/Veliaj ndan pamjet:Histori suksesi

13 Qershor, 2025 6:23 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Seanca plenare në Kuvend do të zhvillohet më 16 qershor

13 Qershor, 2025 5:38 pm
Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare
Aktualitet

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare

13 Qershor, 2025 5:01 pm
Para
Khashoggit, DASH: Ende nuk kemi një vendim përfundimtar për përgjegjësit

Pompeo: Princi saudit të marrë masat për ata që vranë gazetarin Khashoggi

Foto-Emra/ Tragjedi në familje, 3 të vrarë tek Unaza e Re në Tiranë

Foto-Emra/ Tragjedi në familje, 3 të vrarë tek Unaza e Re në Tiranë

Viktima e 6-të nga moti i keq në vend/ 53-vjeçari gjendet i ngrirë në borë

Viktima e 6-të nga moti i keq në vend/ 53-vjeçari gjendet i ngrirë në borë
















TE FUNDIT

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës
14 Qershor, 2025

Zonat bregdetare dhe atraksionet natyrore po tërheqin mijëra turistë vendas dhe të huaj, duke e kthyer turizmin në një nga...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal

Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal
14 Qershor, 2025

Një kamion doli nga rruga paraditen e kësaj të shtune në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, në Lushnje. Siç...

Lexo më shumë

Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut

Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut
14 Qershor, 2025

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, i...

Lexo më shumë

Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit

Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit
14 Qershor, 2025

Edhe këtë vit bashkia e Vlorës do të ofrojë çadra dhe shezlongë falas për pushuesit. Ato janë vendosur në bregdet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com