Prokuroria e Përgjithshme ka ftuar të gjithë prokurorët e Shkallë së Parë që të aplikojnë për kandidat për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Kjo thirrje vjen pas largimit nga detyra të Gentian Osmanit, i cili mbante postin si anëtar i KLP-së.
Në njoftimin e shpërndarë nga Prokuroria e Përgjithshme thuhet se të gjithë prokurorët e interesuar kanë kohë 15 ditë dhe se aplikimi duhet të plotësojnë kushtet të cilat parashikohen në ligj.
Kujtojmë që pas shkarkimit të Osmanit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KLP ka mbetur me 10 anëtarë pas shkarkimit të Gentian Osmanit.
Mos plotësimi i anëtarëve të nevojshëm, KLP do të ketë probleme në lidhje me renditjen përfundimtare të 4 kandidatëve për Kryeprokuror./ Opinion.al E.Xh.