Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës po shkon drejt hapjes graduale për të sjellë turistët e parë gjatë këtij sezoni turistik.
Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale imazhet e pistës së përfunduar dhe shkruan: “Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistën e kodifikuar me inicialet VLO dhe për fillimin e testeve të hapjes graduale, për çertifikimin përfundimtar”.
Javën e shkuar në Vlorë, përfaqësues të qeverisë thanë se testi do të bëhet në 8 Maj nga Kompania Air Albania ndërsa charteri i pari pritet të mbërrij në muajin Qershor.