Brenda pak ditësh përfundon shtrimi i pistës 3.2 kilometra të gjatë të përshtatshme, nga më të mëdhatë në rajon për tu ulur edhe avionë të mëdhenj.
Drejtuesit e projektit thanë në një intervistë për emisionin “Opinion” se aeroporti mund të punojë gjatë 24 orëve mund të funksionojë edhe me linja ndërkontinetale.
“Ky është tapeti ku do të ulet avioni, Pas tapetit është edhe vijëzimi dhe pista është gati”, tha Kliti Dyrmishi, projekt menaxher i Aeroportit të Vlorës.
Terminali i shtrirë në 24 mijë metra katrorë do të jetë gati në verën e këtij viti.
Kliti Dyrmishi: Në verë të 2025 terminali do të jetë gati.
Blendi Fevziu: Do i ketë të gjitha shërbimet e pasagjerëve?
Kliti Dyrmishi: Po të gjitha shërbimet. Patjetër, ambientet komerciale, pjesa e Duti Free, gatet, pjesa e mbërritjeve, pjesa e nisjeve.
Blendi Fevziu: Sa gate do të ketë aeroporti?
Kliti Dyrmishi: 6 gate në fazën e parë.
Synimi është që në vjeshtë aeroporti të jetë gati, por që në verë mund të ketë fluturime me çartera.
“Nëntori i këtij viti do të jemi 100% funksional”, tha Dyrmishaj.
Drejtuesit e punimeve thonë se edhe bashkëpunimi me aeroportin e Mynihut vijon.
Blendi Fevziu: Lexova një lajm që kompania e menaxhimit të aeroporti të Mynihut është tërhequr.
Kliti Dyrmishi: Jo jo absolutisht jo. E sigurtë.
Kostoja e ndërtimit ka arritur mbi 150 milionë Euro. Synimi është që të nisë me 2 milionë pasagjerë në vit për të shkuar në 5 milionë.
Tv Klan