Aeroplanmbajtësja me energji bërthamore “Harry S. Truman” raportohet se është përplasur me një anije tregtare pranë Egjiptit. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e të mërkurës.
Forcat e armatosura amerikane, theksuan se luftanija nuk ka pësuar dëmtime serioze dhe nuk ka të lënduar.
Në deklaratën e saj, marina amerikane sqaron: “Aeroplanmbajtësja u përplas me anijen tregtare “Besiktas-M” të mërkurën vonë në mbrëmje pranë Port Said, Egjipt”.