Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aeroplani i Ishmit që rrëzon Qeverinë dhe vettingu ngelur pezull

2016/09/16 at 8:38 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Do të jenë bashkë Meta & Rama, në Dibër dhe Kavajë?

Nga Artur Zheji 


Aeroplani që u rrëzua fatmirësisht për ne në Ishëm, piloti mjekrosh Guido, pista parapërgatitur me kujdes, janë ana tjetër e medaljes së “luftës së qeverisë dhe sukseseve të saja dramatike” kundër kultivimit dhe tregëtimit të kanabisit.

Por nuk mbaron këtu, mediat dhe “Portalet” që ironizohen gjithmonë e më shumë nga qeveria dhe kryeministri, ngritën pikëpyetje të mëdha në lidhje me sms-të që mund të kenë burim ministrin e brendshëm dhe që në të vërtetë dekonspiron hetimin e Prokurorisë.

Sado bukur dhe në mënyrë elokuente të flasë apo të mbrohet Rama, sado interesante të jetë mënyra se si artikulon Saimir Tahiri në publik, faktet që nxjerrin krye, janë edhe më elokuente, si edhe më dramatike se sa sukseset qeveritare…

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra” na mësonin kur ishim të vegjël. Po përfytyroni pak, kur “gënjeshtra” të jetë kaq këmbëgjatë dhe kaq trupmadhe sa ka pushtuar të gjithë Shqipërinë. Sado të ecet përpara me skemën se “fajet në këtë vend i ka të gjitha Saliu!”, qeveria Rama, u rrëzua në imazhin e vet, sëbashku me rrëzimin e aeroplanit në Ishëm.

U rrëzua sepse në kulmin e retorikës së vet, me pompë të madhe dhe padyshim mjaft e aftë në fjalëformim dhe në interpretimin virtuoz të fakteve që nuk egzistojnë, ose që egzistojnë krejt të përmbysura nga sa thuhet, piloti Guido, ndihmoi edhe të trullosurit që të përmendeshin përsëri. Në zemër të Shqipërisë, nën hundën e policisë, dramatikisht të angazhuar në luftën kundër kanabisit, ishte ndërtuar një pistë dhe një aeroport i vogël, për transport droge, por edhe kushedi sa gjërave të tjera. Dhe për koinçidencë, rënia e avionit, ishte pikërisht ditën e seancës parlamentare. E panjoftuar nga Policia Shqiptare, por nga Opozita, që po demonizohej në mënyrë mjeshtërore në Kuvend.

Pra, Policia nuk dinte shumë gjëra. Nuk dinte që kishte një aeroport të vogël të ndërtuar nga trafikantët në Ishëm. Nuk dinte, ashtu si italiani Guido dhe ata që e kanë dërguar. Dinte se kur dhe si do të transportohej masivisht kanabisi i çmuar. Policia nuk dinte deri në orën 10,30 se aeroplani kishte rënë mbas orës 8,30 dhe shumë gjëra të tjera si këto.

Nuk i dinte apo nuk dontë ti dinte?

Apo i dinte dhe po përpiqej pa sukses ti fshihte? Dhe përse duhet ti fshihte? Për të fshehur mossuksesin e saj, apo për të fshehur bashkëpuntorët e vet, apo të segmenteve të caktuara të saj?

Mbi kokën e kësaj Drejtësie që kemi, ashtu si e kemi, rri pezull Vettingu. Spastrimi dhe kërcënimi!

Por ngjarjet po rrjedhin shumë më shpejt se Vetingu, dhe ithtarët e vettingut, do të duhet të përballen me drejtësinë shqiptare të pareformuar. Dhe ky duket një fat i madh për qeverinë “nismëtare dhe reformatore” të sistemit të drejtësisë.

Sepse qeveria, ka në këmbë sistemin e sekserëve dhe do të kërkojë këto orë, të negociojë “kokën” e saj, në dyert e këtij sistemi drejtësie, me këtë bombë që ju plasi në duar. Dhe ndoshta do ta deformojë me sukses, por ndoshta dhe jo!

Një gjë është e qartë, Qeveria dhe dënglat artistike dhe oratorike, ranë, sëbashku me aeroplanin e pilotit të trullosur dhe derdimen, Guido.   Edhe ministri i vet i brendshëm. Një mik besnik dhe adhurues i Ramës, por që ka marrë mbi shpinë një barrë që bëhet gjithmonë e më e rëndë dhe që ka kërrusur krrejtësisht.

 

Etiketa: Artur Zheji


Ju sugjerojmë

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
Bota

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

16 Janar, 2026 10:32 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

16 Janar, 2026 8:55 pm
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
Bota

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

16 Janar, 2026 8:10 pm
Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
Kryesore

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

16 Janar, 2026 7:06 pm
Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës
Kryesore

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës

16 Janar, 2026 7:01 pm
Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi
Kryesore

Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi

16 Janar, 2026 6:30 pm
Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës
Kryesore

Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës

16 Janar, 2026 6:28 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Rusia: Groenlanda i përket Danimarkës

16 Janar, 2026 5:46 pm
Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë
Bota

Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë

16 Janar, 2026 4:44 pm
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

16 Janar, 2026 3:42 pm
Para
VIDEO/ Skena në 3D, itinerari që ndoqi piloti italian i rrëzuar në Ishëm

VIDEO/ Skena në 3D, itinerari që ndoqi piloti italian i rrëzuar në Ishëm

Policia: I riu i rrahur nga pronari i lokalit talla është gjallë dhe po merr mjekim

Të shtëna me armë në Levan të Fierit, tre të dyshuar

Foto/ Enca zhgënjen fansat, ja pse…

Foto/ Enca zhgënjen fansat, ja pse...
















TE FUNDIT

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
16 Janar, 2026

Duke gjykuar nga të dhënat e fundit të inteligjencës ukrainase, Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës, tha...

Lexo më shumë

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
16 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk...

Lexo më shumë

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
16 Janar, 2026

Forcat e sigurisë së Iranit raportohet se kanë prani të madhe në rrugët e Iranit, pas më shumë se dy...

Lexo më shumë

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
16 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com