Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aeroplanët e drogës dhe gjarpri që kafshon bishtin e vet

2016/10/14 at 7:10 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sondazhi/ Zheji: Opozitarët më aktiv, ja votat e mia

Nga Artur Zheji


Rilindasit flasin bukur. Ministri Tahiri, ministri Bushati, janë, kur i dëgjon oratorë shumë të mirë dhe të talentuar, madje dëgjohen me ëndje se ndërtojnë sintaksën e retorikës së tyre komunikative.

Aeroplani më i fundit i Gjirit të Lalëzit, kaloi tanimë si një jo lajm. Aeroplani nuk flet me fjalë, por është goditës me figurë. Ishte bosh apo plot askush nuk e di. Por nga të dhënat që disponohen, dihet se nuk është vetëm fusha, pista apo aeroporti i vogël i Ishmit, por edhe të paktën ka, edhe disa pista të tjera.

Tanimë është e qartë. Çështja e Kanabisit, nuk është ashtu si thotë Opozita, vetëm një Çështje Kriminale apo një mungesë kontrolli të territorit, por gjithmonë e më shumë, kemi të bëjmë me një politikë të mirëfilltë kanabiste.

Çfarë do të thotë kjo? Kemi të bëjmë me një strategji të mirëfilltë anti-Krizë, mbështetur të të ardhurat që do të krijohen te korrja, magazinimi dhe te shitja e këtij prodhimi, që do të sigurojë sipas përllogaritjeve, të ardhurava të mjaftueshme, për shmangur tragjedinë ekonomike që po shkakton situata ekonomike e rënduar.

Nuk jam dakort se kemi të bëjmë me përllogaritje vetëm korruptive të segmenteve të caktuara të qeverisjes, por kemi të bëjmë me një strategji të qëllimshme, për të siguruar të ardhura ekonomike, duke thirrur në ndihmë këtë rrugë kriminale.

Iluzioni që kjo zgjidhje, është sot dhe do të jetë edhe nesër një proces i kontrollueshëm, nga lart-poshtë, është thjesht një aventurë e rrezikshme dhe mendjelehte njëkohësisht. Skenari që po ndërtohet shkallë shkallë, është pak të themi dramatik. Situata do të dalë shumë shpejt nga kontrolli dhe menaxherët-kriminelë, nga të ngarkuar të përkohshëm për një strategji anti-krizë, do të formatojnë një kastë që do të prodhojë edhe biznes legal edhe politikanët e vet dhe pse jo, edhe partitë e veta të mirëfillta politike.

Shumë shpejt, ashtu si edhe ndodhi në Peshkopi, kasta e kanabisit dhe karteleve të drogave të rënda, nga vegla të thirrura për një ndihmë politike, do të shndrrohen në kasta dhe kartele, që do të vendosin sipas skemës së mësuar në terren nga padronët e sotëm, kandidatët e tyre. Dhe ky është një rrezik i prekshëm dhe aktual.

Dhe ngjan me gjarpërin që kafshon bishtin e vet. Pra do të jemi shumë shpejt, ose jemi dhe nuk e dimë, në prag të një vetëvrasjeje të mirëfilltë shoqërore.

Dhe për të cçrënjosur këtë të Keqe, që është gjetur si një zgjidhje ekstreme e vtëdijshme, përkundrejt katastrofës ekonomike, që nuk është vetëm përgjegjësi e kësaj qeverie, do të jetë jetë një katastrofë edhe më e madhe.

Në pamundësi të ndihmës ekonomike, iluzioni se përmes kanabisit, do të mbrrihet zbutja e varfërisë, është vrasës. Plus kësaj, strategjia që përmes kësaj zbutjeje të varfërisë dhe premtimit që po të votojnë përsëri majtas, do të lejohen dhe do të mbrrohen në mbjelljet e reja, është një synim ambicioz, që ka si pikësynim, përjetësimin e pushtetit të një grupi të vogël politik.

Skenar ky, që shënon një dështim të rrezikshëm, në brendësi të një dështimi ekonomik, gërshetuar me pikësynime të mirëfillta politike. Dhe të gjitha këto, janë të dhënat bazë, që themelojnë një Kastë Politike me prapaskenë bandat që kqyrin dhe menaxhojnë biznesin e drogës.

Bandat të cilat, janë duke krijuar me shpejtësi inteligjencën e vet dhe strukturat paralele të anti-shtetit, po kacavirren drejt majave të tij.

Dhe nesër, në mos që sot, këto struktura të Anti-shtetit që ushqehen me tregëtinë e vdekjes, do ti përplasin në tavolinë grushtin, ministrave dhe kryeministrave që do të vinë. Duke u shndërruar nga vegla të sistemit, në komandues të sistemit, që i punësoi si mbroklla shpëtimtare të krizës ekonomike.

Dhe ky është gjarpëri që kafshon bishtin e vet./360gradë.al



Ju sugjerojmë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

17 Janar, 2026 11:19 am
Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos
Bota

Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos

17 Janar, 2026 10:16 am
Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran
Bota

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran

17 Janar, 2026 9:36 am
Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
Kryesore

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive

17 Janar, 2026 9:04 am
Protesta të dhunshme para ambasadës iraniane në Londër
Bota

Protesta të dhunshme para ambasadës iraniane në Londër

17 Janar, 2026 9:00 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 janar 2026

17 Janar, 2026 8:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026

17 Janar, 2026 8:56 am
Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
Bota

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

16 Janar, 2026 10:32 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

16 Janar, 2026 8:55 pm
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
Bota

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

16 Janar, 2026 8:10 pm
Para
Foto/ Ky është modeli 80 vjeçar, i njohur si gjyshi më seksi i Kinës

Foto/ Ky është modeli 80 vjeçar, i njohur si gjyshi më seksi i Kinës

Shkoi për seks me pagesë, por e grabitën dhe shantazhuan të riun nga Durrësi

Shkoi për seks me pagesë, por e grabitën dhe shantazhuan të riun nga Durrësi

Brad Pitt bashkohet me fëmijët, aktori shpërthen në lotë

Brad Pitt bashkohet me fëmijët, aktori shpërthen në lotë
















TE FUNDIT

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
17 Janar, 2026

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 1”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e...

Lexo më shumë

Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos

Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos
17 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka falur ish-guvernatoren e Porto Rikos, Wanda Vázquez Garced, e cila ishte akuzuar...

Lexo më shumë

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran
17 Janar, 2026

Më shumë se 3,000 persona kanë humbur jetën gjatë protestave mbarëkombëtare në Iran, thanë aktivistë për të drejtat e njeriut,...

Lexo më shumë

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive

Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com