Aktualitet

Aerodromi i Gjirokastrës, Rama publikon video nga spektakli në qiell


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:48 - 06/06/21 |
Opi Nion

Aerodromi i Gjirokastrës është rikativizuar sërish për sportet e ajërit. Kryeministri, Edi Rama, ka publikiuar ditën e sotme një video ku shfaqet edhe spektakli në qiell nga fluturimi i 4 aeroplanëve sportivë nga Maqedonia e Veriut dhe 2 të tjerë nga Kosova.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar çeljen e këtij aerodromi si një hapësirë më shumë për turizmin e zonës.

“Mirëmëngjes dhe me eksperiencën e çeljes së aerodromit të Gjirokastrës, një hapësirë më shumë për turizmin e zonës, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Nga pamjet e publikuara duket se të shumtë kanë qenë vizitorët e pranishëm për ta provuar ndjesinë e fluturimit nga afër./Opinion.al

Pas