Modelja dhe ish Miss Universe Albania, Adrola Dushi është larguar përgjithnjë në Amerikë për të punuar dhe jetuar në kontinentin e largët. Bukuroshja shqiptare ka nisur të pozojë për brandin e veshjeve B&B couture. Fotot e saj i ka realizuar fotografi shqiptar, Fadil Berisha dhe janë postuar në rrjetet sociale. Duket se modelingu tashmë është qëllimi kryesor për modelen e cila ka marrë me vete në SHBA edhe djalin e saj, Troi.