E kanë cilësuar si një nga femrat më të bukura shqiptare, me një sharm dhe veçanti që e karakterizon vetëm Adrola Dushi. Ish-Miss Universe Albania ka nisur zyrtarisht punën në Amerikë si modele dhe tashmë e sheh shpesh në sfilata dhe sete të ndryshme fotografike. Në këtë set të fundit që i ka realizuar Fadil Berisha, ajo duket jo vetëm e bukur por në të njëjtën kohë edhe shumë natyrale.