Aktualitet

Adriatik Llalla: Ambasadorja e BE më kërkoi që të arrestoja Sali Berishën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:07 - 31/05/21 |
Opi Nion

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, i ka kërkuar që të arrestojë Sali Berishën.

Në një intervistë për “Syri Tv”, Llalla tha se ambasadorja i kishte thënë se me arrestimin e Berishës do të realizohej integrimi i Shqipërisë në BE.

“Për Sali Berishën më është kërkuar që ta arrestoj, kurse Ilir Meta doli vetë publikisht. Në zyrën time erdhi ambasadorja e BE-së, Vlahutin, dhe kërkonte arrestimin e Berishës për të ndjekur modelin e Kroacisë. Diçka jo normale, pasi më dukej absurd. “Për integrimin e Shqipërisë në BE, ju duhet të fusni Berishën në burg. Kjo është mënyra e vetme dhe ti ke rastin të tregosh forcën tënde dhe të ndihmosh në integrimin e Shqipërisë, më tha Vlahutin. Vlahutin sapo doli nga zyra ime shkoi menjëherë në zyrën e Metës, i cili nga ana e tij kontaktoi me mua. Për Berishën nuk ka patur asnjë rast hetimi. Për Berishën më kërkoi arrestim vetëm Vlahutin dhe jo ambasadorja amerikane”,-tha Llalla.

Përsa i përket SPAK, ai tha se ky institucion është nën ndikimin e ambasadës amerikane, pasi edhe në procesin ndaj tij në seancat gjyqësore shkonin përfaqësues të ambasadës.

“SPAK është nën ndikimin e ambasadës amerikane. Seancat e mia gjyqësore ndiqeshin nga përfaqësues të ambasadës. Gjyqtarja e mbante gjithmonë kontaktin e saj vizual nga një çift, nga të cilët dukej se merrte aprovimet”,-tha Llalla./Opinion.al

Pas