Aktualitet

Adresat me detyrim. Nëse nuk ju vjen fatura, shteti nuk mban përgjegjësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 27/11/15 |
b.f

Duke filluar së shpejti,  kush shkon në gjyq dhe ballafaqohet me një faturë të papaguar, nuk mund të justifikohet më se kjo faturë nuk i ka ardhur në shtëpi. Ministria e Brendshme do të kthejë në detyrim për qytetarët shënimin e të paktën një adrese.

Vendimi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili ka informuar se tani e tutje nuk është më shteti që do të mbajë përgjegjësi për mungesën e adresës por vetë individi. “Tani e tutje çdo qytetar do të shënojë me detyrim një adresë.

Nëse keni fatura për të paguar dhe thoni që nuk ju kanë ardhur, përgjëgjësinë do ta mbajë qytetari. Dhe nuk mund të thotë nuk e di. Do mbajë përgjegjësi edhe në gjyq. Ku nuk mund të thotë se nuk e dija sepse ka detyrimin që shtetit ti japë një adresë të detyrueshme.”

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas