Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Adoleshentja kosovare shantazhohet dhe dhunohet seksualisht nga hetuesi

2019/02/06 at 2:31 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Adoleshentja kosovare shantazhohet dhe dhunohet seksualisht nga hetuesi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas. Një 16-vjeçare, e cila i ishte drejtuar policisë për të denoncuar ngacmimin seksual nga profesori i saj është bërë viktimë e hetuesit policor që mori përsipër çështjen. Pasi adoleshentja kishte bërë deklaratën, hetuesi e kishte shantazhuar në forma të ndryshme, duke e shfrytëzuar seksualisht. Mësohet gjithashtu se vajza kishte mbetur shtatzënë e më pas kishte abortuar më 15 janar në një klinikë private në Prishtinë.


Vjaza tregon se gjithçka nisi kur ajo denoncoi profesorin tek ky hetues. Ai i kishte kërkuar numrin e telefonit dhe e kishte ngacmuar e provokuar vazhdimisht adoleshenten madje në një moment i kishte thënë: “Nuk paska pas faj profesori”.

Disa ditë pas denoncimit, V. V. e kishte telefonuar vajzën duke e ftuar të dilte për të pirë kafe në një vend e pasi vajza kishte refuzuar hetuesi i kishte thënë se ai ka tashmë raportin e denoncimit të rastit me profesorin dhe ekspertizën mjekoligjore. Ai e kishte kërcënuar se nëse ajo nuk del me të do të ketë pasoja të rënda.

Në një moment, ai i kishte shkuar madje dhe para shtëpisë, dhe për të mos e marrë vesh familja e saj, viktima kishte pranuar të dalë me hetuesin. Ata kishin shkuar më pas në një motel në Suharekë ku dhe kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Prej asaj nate, ai kishte ndjekur e vëzhguar secilën lëvizje të vajzës. Ai kishte përdorur edhe kamerat e sigurisë të vendosura në qytet, për të nxjerrë fotografi të adoleshentes dhe për t’ia dërguar asaj në mënyrë që ta bindte se kishte kontroll të plotë mbi të.

Hetuesi kishte shkuar dhe më tej duke e përdorur adoleshenten për të shantazhuar biznesmenë nga Drenasi, duke marrë prej saj deklarata të rreme për dhunë, e ngacmime seksuale.

Viktima ka rrëfyer se në muajin nëntor të vitit të kaluar, kishte mbetur shtatzënë pa dëshirën e saj. Kur hetuesi e kishte kuptuar këtë kishte filluar presionin, kërcënimet për abort. Ai e kishte dërguar vajzën në një klinikë private më 15 janar 2019 në ora 16:20 ku dhe ishte bërë ndërprerja e shtatëzanisë.

E lodhur psikologjikisht dhe fizikisht, adoleshentja kishte shkuar për konsultim tek një avokat, i cili me anë të një letre anonime ka informuar “Insajderin” për ngjarjen e cila tronditi opinionin kosovar.

Arrestimi i hetuesit është konfirmuar nga Prokuroria e Shtetit, ndërkaq vajza po mbahet nën trajtim psikologjik nga instuticionet përkatëse./E.M

Etiketa: adoleshtenhistorikosove


Ju sugjerojmë

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime
Aktualitet

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

27 Nëntor, 2025 8:19 am
Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë
Aktualitet

Rreziku nga gurët, bllokohet rruga në Qafë Thanë

26 Nëntor, 2025 10:48 pm
Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëqeth me mesazhin e saj: E le Roelin jetim, o Shpat…
Aktualitet

Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëqeth me mesazhin e saj: E le Roelin jetim, o Shpat…

26 Nëntor, 2025 7:25 pm
SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës si drejtues të ri të Byrosë së Hetimit
Aktualitet

SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës si drejtues të ri të Byrosë së Hetimit

26 Nëntor, 2025 4:29 pm
Moti i keq në Kukës/ Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në të gjithë qarkun
Aktualitet

Moti i keq në Kukës/ Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në të gjithë qarkun

26 Nëntor, 2025 3:24 pm
I mituri u plagos me thikë pranë zemrës, mjeku: Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë
Aktualitet

I mituri u plagos me thikë pranë zemrës, mjeku: Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

26 Nëntor, 2025 3:10 pm
Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
Aktualitet

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

26 Nëntor, 2025 1:03 pm
Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
Aktualitet

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

26 Nëntor, 2025 12:39 pm
Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

26 Nëntor, 2025 11:42 am
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 Nëntor, 2025 10:23 am
Para
E fundit/ Tentoi të vriste policët, të dehurit i bllokohet arma

E fundit/ Tentoi të vriste policët, të dehurit i bllokohet arma

Bëri dush e fjeti në shtëpinë e Taylor Swift, gjykata vendos për të riun

Bëri dush e fjeti në shtëpinë e Taylor Swift, gjykata vendos për të riun

Video/Tifozët gjerman tundin shkallët, shikoni si lëviz tavani i stadiumit

Video/Tifozët gjerman tundin shkallët, shikoni si lëviz tavani i stadiumit
















TE FUNDIT

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
27 Nëntor, 2025

Dy shtetase braziliane kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishin marrë një apartament me qira në lagjen...

Lexo më shumë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
27 Nëntor, 2025

Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Ngjarja...

Lexo më shumë

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
27 Nëntor, 2025

Liverpooli po përjeton krizën më të thellë të tij. Skuadra e The Reds u mund në Anfield edhe nga PSV...

Lexo më shumë

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

Helmohen disa banorë në Bulqizë
27 Nëntor, 2025

Një 35-vjeçar nga fshati Mlizë i Elbasanit është mbytur në përroin që kalon pranë fshatit. Sipas informacioneve, Florian Tahiri dyshohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com