Komentet që shkruante në rrjetin social “facebook”, janë shndërruar në shkakun e rrahjes së pamëshirshme ndaj 17 vjeçarit O. Hasi, ditën e sotme në Dibër.
O.Hasi është goditur me leva dhe sende të forta në kokë nga një grup bashkëmoshatarësh dhe për pasojë ndodhet në gjëndje kritike për jetën.
Burimet nga grupi hetimor në Dibër pohojnë për “Panorama Online” se motiv i sherrit midis dy grupeve rinore ishin pikërisht komentet që Hasi dhe moshatari i tij, Vilson meta, kishin shkëmbyer.
Pas mësimit, Vilson Meta e goditi Hasin me levë hekuri në kokë dhe ia përplasi kokën në trotuar.