Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmë tek Unaza e Re në Tiranë. Autori dyshohet të jetë 16 vjeç, thotë Policia e Tiranës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:45, ku personi i armatosur i ka vënë pistoletën punonjësit të karburantit duke i marrë xhiron ditore. Më pas ai është larguar sëbashku me një person tjetër të paidentifikuar me motor, në drejtim të sheshit “Shqiponja”. Po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tyre, deklaron policia.