Një adoleshent që ishte rekrutuar kohët e fundit nga Shteti Islamik në Mosul, ka vrarë gjithë familjen e tij, prej gjashtë anëtarësh, pasi brezi me eksploziv shpërtheu brenda shtëpisë së tyre.
Mes të vrarëve thuhet se janë edhe tre fëmijë nga pajisja shpërthyese e djalit, identiteti i të cilit mbetët anonim.
Adoleshenti i përkiste grupit të ashtu quajtur “Cubs of the Caliphate” i ishte dhënë rripi me eksploziv nga anëtarët e tjerë të grupit.
Shteti Islamik rekruton rregullisht të rinj, kryesisht nga Mosuli lindor dhe i detyron të veshin pajisjen shpërthyese.