Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Administratori tregon njohjen me Zoton e Mërtirin/Tabaku: Çelsi që i lidh këta…

2022/02/18 at 1:41 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Administratori tregon njohjen me Zoton e Mërtirin/Tabaku: Çelsi që i lidh këta…

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Inceneratorët ka dëshmuar administratori i Inceneratorit të Fierit, Loran Dusha.


Ai ka rrëfyer njohjen me pronarët e inceneratorët, Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan si dhe për komunikimet e fundit me ta.

“Me Klodian Zoton, me sa mbaj mend, ka qenë para festive të Nëntorit. Më Mirel Mërtiri, nuk e mbaj mend, ka shumë kohë pa komunikuar”, tha Loran Dusha.

Ndërkohë kryetarja e Komisionit hetimor, Jorida Tabaku, shprehu shqetesimin se deshmitarja Arjola Kodra ka dhënë dëshmi të rreme. Gjithashtu ajo tha se kompania “Hermes Communication” është çelësi që i lidh këta individë në marrëdhënie biznesi Klodian Zoton

“Bëhet fjalë për një grup individësh, 4 ose 5 individë që në vitin 2010 kanë punuar në biznese të ndryshme. Ju kujtoj se kompania “Hermes Communication” është çelësi që i lidh këta individë në marrëdhënie biznesi Klodian Zoto i lidh këta individë.

Është e rëndësishme të kuptojmë se si një rrjet biznesesh janë lidhur me njëri-tjetrin që në vitin 2010. Arjola Kodra këtu në betim dha një dëshmi të rreme dhe ky është shqetësimi. Bëhet fjalë për të njëjët persona”.

PYETJE – PËRGJIGJET NË KOMISIONIN HETIMOR PËR INCENERATORËT

Jorida Tabaku: Bëni një prezantim tuajin dhe na thoni në cilën detyrë jeni për momentin?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Unë quhem Lorant Dusha. Lindur Lushnje, banues në Tiranë. Aktualisht zotëroj postin e administratorit pranë shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment” Fier .

Jorida Tabaku: A i njihni shtetasin Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe shtetasen Stela Gugallia?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Po i njoh!

Jorida Tabaku: Në cilat marrëdhënie?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Klodian Zoto është aksioneri i shoqërisë ku unë punoj, kryesori. Ndërsa z.Mirel Mërtiri ka qenë drejtor kompanisë “Integrated Technology Services”.

Jorida Tabaku: Në cilin vit keni filluar punë në kompaninë aktuale?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Punë kam filluar në 28 Gusht 2017.

Jorida Tabaku: Ku keni punuar më parë?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Kam qenë në kompani të tjera private, nuk kanë pas lidhje. Në 2013-ën kam qenë punonjës i “Integrated Technology Services” dhe aty e kam njohur edhe Klodian Zoton.

Jorida Tabaku: Kjo kompani në pronësi të kujt është?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Kjo kompani është në pronësi të “Integrated Technology Services” dhe kompanisë ndërtim –montim Patos, Fier.

Jorida Tabaku: E njëjta kompani që është në administrim, në koncesionin e Fierit?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Po! Pronarët e shoqërisë që unë administroj janë “Integrated Technology Services” dhe ndërtim-montim Patos; janë dy aksionerët e kësaj kompanie.

Tabaku: Dhe i keni vijuar marrëdhëniet e punës me to qe ne vitin 2013?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Në vitin 2013 kam qene me to për një periudhe shume te shkurtër ne kompaninë “Integrated Technology Services”.

Tabaku: Kur ka qene eksperienca juaj e pare ne pune?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Kam punuar ne kompani te ndryshme. Eksperienca ime e pare ka qene specialist marketingu qe pas mbarimit te shkollës.

Jorida Tabaku: Ne cilën kompani?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Kam qene ne kompaninë postare “Fedex”.

Jorida Tabaku: Unë kam këtu një ekstrakt nga “QKR”-ja qe ne vitin 2010 ju keni qene përfaqësues i kompanisë “Hermes communication”. Nuk e keni njohur z.Klodian Zoto që në kompaninë “Hermes communication”?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Jo, jo, nuk kam dijeni.

Jorida Tabaku: E keni njohur z.Arben Ahmetaj ne vitin 2010 ne kompaninë “Hermes Communication”?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Jo, jo.

Jorida Tabaku: Keni punuar apo jo ne kete kompani?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Jo, jo.

Jorida Tabaku: Nuk keni asnjë lidhje me kete kompani?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Jo, jo.

Jorida Tabaku: Atëherë na ka gënjyer QKR-ja dhe ju keni qene përfaqësues dhe eshte dorëzuar ne QKR nje dokument i juaji i identitetit me datëlindjen 18.11.1983, Loran Dusha.

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Është diçka per te cilën une nuk kam dijeni.

Jorida Tabaku: Nuk keni dijeni qe kompania “Hermes communication” qe ka përdorur te dhënat tuaja dhe ju ka përdorur si përfaqësues?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Nuk kam dijeni per kete çështje. Eshte hera e pare qe po e dëgjoj.

Jorida Tabaku: Besoj e kuptoni qe dëshmia juaj eshte ne betim?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Patjetër!

Jorida Tabaku: E njihni zonjën Ariola Kodra?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Nuk e njoh.

Jorida Tabaku: Nuk e njihni?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Jo! Ne marrëdhënie pune jo.

Jorida Tabaku: E njihni apo jo znj.Ariola Kodra?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Ne marrëdhënie pune nuk e njoh sepse nuk kam punuar asnjëherë me znj.Kodra.

Jorida Tabaku: Ne kompaninë “CGC” keni punuar apo jo?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Po!

Jorida Tabaku: Ne kompaninë “CGC” ka punuar edhe znj.Ariola Kodra e cila ne dëshminë e saj nen betim dëshmoi se nuk e njihte z.Klodian Zoto, Mirel Mertirin dhe Stela Gugallian përpara viti 2019 kur kishte marrëdhënie pune me to. Kompania “CGC” është nje kompani ku dalin si pronare Stela Gugallia, Klodian Zoto, Mirel Mertiri, Loran Dusha, qe jeni ju dhe keni qene aksioner i kësaj kompanie dhe përfaqësues ligjor.

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Kam qene administrator.

Jorida Tabaku: Po, njëkohësisht Ariola Kodra përfaqësuese ligjore e kësaj kompanie. Zonja na dëshmoi këtu ne kete komision qe ne vitin 2019 i ka njohur zotërinjtë qe e kane marre ne pune dhe para këtij viti nuk i njihte.
E njihni zonjën Denisa Tollkuçi?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: E njoh!

Jorida Tabaku: Ne çfarë marrëdhënie e njihni znj. Denisa Tollkuçi?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Ka qene punonjëse e “Integrated Techology Services”.

Jorida Tabaku: Njëkohësisht përfaqësuese ligjore e inceneratorit te Elbasanit.

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Nuk e di kete pjese.

Jorida Tabaku: Përse kompania ku ju punoni tani kishte nevojë që të hapte tre kompani të tjera me emra të ndryshëm për të reflektuar në tre konçesione të ndryshme, tre kërkesa të ndryshme ndërkohë që pronarët ishin të njëjtë?

Loran Dusha: Nuk e di për çfarë po flisni. Unë përfaqësoj shoqërinë ku jam dhe pronarët e kompanisë ku unë jam administrator janë “Integrated Technology Service” dhe “Ndërtim Montim Patos”. Për pjesën tjetër nuk e di.

Jorida Tabaku: Në cilën marrëdhënie e njihni Denisa Tollkuçi?

Loran Dusha: Kur kam qenë punonjës tek “Integrated Technology Service” ka qenë kolege.

Jorida Tabaku: I sqaroj këto pyetje sepse bëhet fjalë për një grup individësh, 4 ose 5 individë që në vitin 2010 kanë punuar në biznese të ndryshme. Ju kujtoj se kompania “Hermes Communication” është çelësi që i lidh këta individë në marrëdhënie biznesi. Z. Klodian Zoto i lidh këta individë. Është e rëndësishme të kuptojmë se si një rrjet biznesesh janë lidhur me njëri-tjetrin që në vitin 2010. Arjola Kodra këtu në betim dha një dëshmi të rreme dhe ky është shqetësimi. Bëhet fjalë për të njëjët persona. Kur ka qenë komunikimi juaj i fundit me z. Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe zonjën Stela Gugallja?

Loran Dusha: Me Klodian Zoton, me sa mbaj mend, ka qenë para festive të Nëntorit. Më z. Mirel Mërtiri, nuk e mbaj mend, ka shumë kohë pa komunikuar.

Jorida Tabaku: Besoj se komunikimet tuaja kanë qenë si Administrator i Inceneratorit të Fierit?

Loran Dusha: Në rastin e Klodian Zoto, po.

Jorida Tabaku: Unë këtu kam bilancin që kompania juaj ka dorëzuar. Detyrimi ligjor ishte edhe për vitin 2020. Unë të fundit kam vitin 2019. Kompania juaj nuk e ka plotësuar detyrimin ligjor për ta dorëzuar bilancin e vitit 2020 ku thuhet që në bilanc, njihet nga vetë ju në fakt.

 



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Këshillimi Kombëtar/ Rama kërkon mendimin e qytetarëve për vaksinën anti-Covid

Me goditjen e GJK,s’të ka më vlerë fjala/Rama i kthehet qytetarit: S’varet nga ne

Identifikohet 19 vjeçari që vdiq në aksident, dalin pamje nga vendngjarja

Aksident i trefishtë në Elbasan, plagosen dy gra

Inceneratorët/SPAK merr në pyetje Armando Subashin

Inceneratorët/SPAK merr në pyetje Armando Subashin
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com