Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Administratori i PD: Do njoftojmë ndërkombëtarët për nxitësit dhe organizatorët

2022/01/11 at 3:35 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Administratori i PD: Do njoftojmë ndërkombëtarët për nxitësit dhe organizatorët

Administratori i selisë së Partisë Demokratike, Albert Avdyli ka njoftuar zyrtarisht se për protestën e 8 janarit dhe atë çfarë ndodhi atë ditë do të njoftojë institucionet ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ai njofton se listën e atyre që organizuan, nxitën, përgatitën dhe ekzekutuan dhunën më 8 janar do ia dorëzojë institucioneve të sipërpërmendura.

Avdyli shprehet se skenari ishte i parapërgatitur duke rrezikuar jetën e demokratëve si brenda, ashtu dhe jashtë selisë, ndërkohë që organizatorët sipas tij në asnjë çast nuk ndalën thirrjet për gjak.

Administratori thekson gjithashtu se PD do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme dhe çdo tentativë për të sulmuar apo dhunuar sërish do të marrë përgjigje ligjore.

“8 janari ishte një ditë e keqe për demokratët!

 Më 8 janar një skenar dhune i parapërgatitur u zbatua ndaj Partisë Demokratike, duke rrezikuar jetën e dhjetëra demokratëve brenda dhe jashtë selisë. Jo vetëm që urdhëruesit, organizuesit dhe ekzekutorët nuk u distancuan nga dhuna, por rinisën në mënyrë të papërgjegjshme thirrjet për më shumë dhunë dhe për gjak.

 PD nuk mundet kurrë të shndërrohet në arenën e përplasjes mes demokratëve.

 PD është distancuar dhe distancohet nga dhuna. Për ne, asgjë nuk vlen më shumë se jeta e qytetarëve, jeta e demokratëve, që më 8 janar u perdorën si mish per top nga njeriu që i kanë shërbyer në 30 vite. Të zëvendësosh 44 mijë “anëtarë” të pretenduar partie, me 44 mijë copa betoni, gurë dhe hekura që hidhen mbi kokat e demokratëve që janë brenda selisë, është tentativë për t’iu imponuar shumicës me dhunë dhe mashtrime.

 E dhimbshme ta them, por pas tentativës për të vrarë demokratët, Sali Berisha dhe çdokush tjetër që zbatoi apo frymëzoi dhunën ndaj PD dhe demokratëve, kanë ndërprerë çdo marrëdhënie me partinë dhe institucionin. Çdo tentativë e tyre për të sulmuar apo dhunuar Partinë Demokratike do të marrë përgjigje ligjore.

Tentativat e tyre për dhunë dhe gjak do të dështojnë, sepse, siç u vërtetua më 8 janar, dhuna dhe gjuha e dhunës është e shkuara dhe jo e ardhmja e kësaj partie. PD do të njoftojë zyrtarisht institucionet ligjzbatuese të vendit dhe partnerët nderkombëtarë për listën e plotë të atyre që organizuan, nxitën, përgatitën dhe ekzekutuan dhunën mbi demokratët, të cilët nuk i lidh më asgjë me selinë e PD dhe me demokratët.

 Pas dhunës se 8 janarit dhe përpjekjeve të vazhduara për të dhunuar dhe dëmtuar selinë e PD, të cilat kanë edhe kosto financiare, PD do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme.

 PD është e hapur vetëm për debate, diskutime dhe mendim ndryshe, jo për akte dhune që tentojnë të zëvendësojnë shumicën legjitime të demokratëve”-thuhet në njoftimin e bërë nga administratori i PD./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin
Kryesore

Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin

18 Shtator, 2025 11:44 am
Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta
Kryesore

Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta

18 Shtator, 2025 10:42 am
Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk
Bota

Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk

18 Shtator, 2025 9:31 am
Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast
Aktualitet

Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast

18 Shtator, 2025 8:29 am
Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
Kryesore

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës

18 Shtator, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

18 Shtator, 2025 8:16 am
Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
-U tha në Opinion

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

17 Shtator, 2025 10:43 pm
Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe
Bota

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

17 Shtator, 2025 10:17 pm
Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk
Bota

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

17 Shtator, 2025 10:08 pm
Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

17 Shtator, 2025 9:17 pm
Para
Persona të armatosur në PD?Basha:Tabaku e Zhupa me kallashnikov,Açka me pistoletë

Protesta 8 janarit/Basha raport ambasadorëve dhe KE: Berisha sulmoi brutalisht PD

Opinion/ Seriali Berisha-Basha, episodi vare dhe gaz lotsjellës

Opinion/ Seriali Berisha-Basha, episodi vare dhe gaz lotsjellës

Para 2 ditësh ishte në Tiranë, infektohet më Covid kryetari i Komunës Prishtinë

Para 2 ditësh ishte në Tiranë, infektohet më Covid kryetari i Komunës Prishtinë

TE FUNDIT

Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin

Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin
18 Shtator, 2025

Siç paralajmëroi më herët, kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi me urgjencë deputetët në selinë blu. Gjatë fjalës së tij,...

Lexo më shumë

Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta

Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta
18 Shtator, 2025

Kuvendi ka miratuar programin e qeverisë me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Seanca e parashikuar të zgjaste...

Lexo më shumë

Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk

Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk
18 Shtator, 2025

Emisioni i famshmëm “Jimmy Kimmel Live” do të pezulohet pa afat njofton transmetuesi ABC pas komenteve që Kimmel bëri në shfaqje...

Lexo më shumë

Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast

Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast
18 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Facebook, ndërsa njofton se tashmë Diella ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com