Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Administratori i firmës mban peng pronat për 64 familje në Tiranë

2023/02/17 at 9:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Administratori i firmës mban peng pronat për 64 familje në Tiranë

“Stop” shkoi në zonën e “Ali Demit” në Tiranë ku Arta Oshafi tregoi problemin e 64 familjeve të pallatit me firmën “Belhaus shpk”.

Firma ka dalë nga leja e ndërtimit, pallati është legalizuar nga firma dhe fatura e parcelës rreth 300 milionë lekë të vjetra, nuk është paguar nga firma. Kjo ka sjellë, që certifikatat e pronësisë të dalin me kufizim.

“Ndërtesa ka lindur me 5 kate në fillim. Është zgjatur leja e ndërtimit dhe janë shtuar 2 kate pa leje. Ka kaluar në proces legalizimi për ndërtime me shkelje leje dhe më 30.12.2021 është bërë legalizimi duke iu faturuar nga ASHK një faturë për parcelën rreth 32 milionë lekë të reja të rrumbullakosura. Kjo shifër nuk është vjelë akoma. Kanë kaluar 13 muaj dhe ndërtuesi vazhdon të qëndrojë pa bërë pagesat, pa dhënë detyrimin ndaj shtetit. Kjo situatë kuptuam që na pengon për certifikatën e pronësisë. Disa që e kanë marrë, e kanë marrë me kufizim. Po ju drejtohemi ju për të na bërë të mundur të paktën lirimin e pronave nga ky borxh. Mekanizmi që nuk po funksionon këtë moment për vjeljen e taksave nga shteti të jetë e mundur ky proces”, tha denoncuesja.

“Stop” kërkoi të kontaktojë me administratorin e kompanisë. Kjo kompani kishte vendosur numra fiktivë.

Qytetari: Alo! Jo i keni rënë gabim. Si Administrator? Jo moj goc i keni rënë gabim. Numri im mund të jetë shënu gabimisht, po nuk jam Administrator. Të lutem, të lutem!

Ndërkohë administratori i kompanisë nuk ndodhet në Shqipëri. Ndërsa ish-administratori, Pjerin Fushaj, edhe sot pjesë e firmës, thotë se kompania në fjalë është përballur edhe herë të tjera me këtë problem. Por ajo do ta paguajë shumën dhe do ta zgjidhë problemin.

Gazetarja: Ne morëm shqetësimin e banoreve te pallati në zonën e “ Ali Demi”, që nuk është e rregulluar marrëdhënia truall-ndërtesë. Nuk arritëm dot të lidheshim me administratorin, që është i deklaruar, u detyruam, që të vijmë te ju, sepse emri juaj figuron si ish-administrator. A keni dijeni ju, a jeni të njohur me situatën? Çfarë po ndodh? Pse nuk është paguar fatura? A keni informacion në lidhje me administratorin aktual, a keni kontakte?

Ish Administratori Belhaus shpk: Ne e dimë, që ka dalë fatura po marrim masa të rregullojnë marrëdhëniet, të paguajnë faturën, sepse është një faturë goxha e madhe.

Gazetarja: Ka në plan firma, ta paguajë?

Ish Administratori Belhaus shpk: Po patjetër, ka patur dhe raste të mëparshme, i ka paguar dhe ua ka zgjidh situatën banorëve. Mesa di unë dhe administratori i ri i sqaron, ai është në Amerikë, do vijë dhe javën tjetër kush të dojë, të vijë të sqarohet.

Ish Administratori Belhaus shpk: Unë po flas në cilësinë e administratorit të mëparshëm, po flas edhe si përfaqësues i Belhaus i  sotshëm, më tepër në emër të administratorit, që nuk është këtu./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
Bota

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

14 Shtator, 2025 10:23 pm
Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
Aktualitet

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

14 Shtator, 2025 9:44 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 Shtator, 2025 4:45 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Para
Më shumë se 75 milionë euro nga BE dhe PNUD, përfundojnë punimet në 38 shkolla

Më shumë se 75 milionë euro nga BE dhe PNUD, përfundojnë punimet në 38 shkolla

Rama me reporteren e CNN të luftës së Kosovës, uron 15-vjetorin e Pavarësisë

Rama me reporteren e CNN të luftës së Kosovës, uron 15-vjetorin e Pavarësisë

VIDEO/ Djali i Andrea Pirlos sulmohet nga katër persona

VIDEO/ Djali i Andrea Pirlos sulmohet nga katër persona

TE FUNDIT

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
14 Shtator, 2025

Të paktën 19 dronë që Rusia dërgoi në hapësirën ajrore polake javën e kaluar në thelb “bartnin” mesazhin e Vladimir...

Lexo më shumë

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
14 Shtator, 2025

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në...

Lexo më shumë

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
14 Shtator, 2025

Pas jehonës ndërkombëtare, përtej kufijve pyesin kush është Diella. Kryeministri Rama tregoi për Times Radio Politics ministren e parë në...

Lexo më shumë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
14 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com