Bota

Administrata Trump refuzon të japë raportin për gazetarin saudit Khashoggi

               Publikuar në : 15:20 - 09/02/19 |
el ida

Aministrata Trump ka refuzuar që t’i përgjigjet kërkesës së Kongresit për të dhënë një raport që të përcaktojë kush e ka vrarë gazetarin saudit Jamal Khashoggi. Një zyrtar i administratës ka thënë se Presidenti është në të drejtën e tij kushtetuese për të mos vepruar, raporton BBC.

Gazetari saudit u vra pasi hyri në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në Tetor të vitit të kaluar. Trupi i tij u copëtua dhe ende nuk është gjetur. Gazetari ishte kritik i fortë i qeverisë saudite dhe shkruante për Washington Post.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se operacioni për vrasjen e Khashoggi i realizuar në mënyrë të tillë, do të kishte nevojë për miratimin e Princit Mohammed bin Salman. Zyrtarë sauditë këmbëngulin se gazetari u vra nga disa agjentë të Arabisë që kishin vepruar të vetëm dhe pa urdhra nga Princi i kurorës.

Senatorët amerikanë i kanë thënë “New York Times” se Presidenti Trump është në kundërshtim të ligjit, pasi duhet të japë përgjigje brenda 120 ditëve nga momenti që bëhet kërkesa. Ky afat përfundoi ditën e premte. /tvklan.al

Pas