Ornela Ademi, një nga specialistet e Agjencisë Europiane të Barnave tha se AstraZeneca vijon të jetë një vaksinë e çertifikuar dhe se nuk ka një vendim nga EMA për tërheqjen e saj. Ademi tha se është duke u kryer një investigim lidhur me efektet anësore të vaksinës.
“AstraZeneca është 100% e çertifikuar me të njëjtin stad që ka patur më parë. Po bëhët një investigim për efektet anësore të rënda, megjithatë me të dhënat që kemi benefiti e kalon rrezikun dhe nuk bëhet fjalë prë një tërheqje. Megjithatë Ema ka mbledhje nesër dhe javën e ardshme për të marr një vendim nëse këto raste të raportuara kanë lidhje me vaksinën dhe çfarë masash parandaluese mund të merren dhe grupmoshat që mund ta marrin vaksinën. Asnjë vaksinë nuk është 100% e sigurt dhe asnjë vaksinë apo bar nuk është pa efekte anësore. Efektet anësore janë ato të vogla ose të mesme. Në rast se ka efekte anësore të rënda, atëherë përcaktohet një grupmoshë që duhet ta marri vaksinën”, u shpreh Ademi./Opinion.al