Adelina Ismajli gjithmonë është komentuar për pamjen e saj fizike. Që prej fillimeve ajo ka spikatur nga artistët e tjerë falë risive që solli në skenë dhe tabuve të thyera vit pas viti. Kësaj here ajo ka ndryshuar pamjen e jashtme dhe na është prezantuar me një look ndryshe.
Flokët e saj janë ngjyrë çokollate me disa kaçurrela shumë natyrale. Duket se për të pasur këto flokë asaj i është dashur të presë 8 vite, dhe më në fund i ka arritur. Ajo ka postuar një foto në Instagram me pamjen e re, së bashku me personin që i bëri këtë ndryshim, duke e falenderuar.
“Pas 8 vitesh, kam flokët e ëndrrave. Faleminderit maestro” – shkruan ajo në postimin e saj.