InstaBIZ

Adele zbulon se kur do të publikojë albumin e ri


               Publikuar në : 15:32 - 18/02/20 |
xhu lia

I ka munguar tregut muzikor prej 5 vitesh, por duket se më në fund këngëtarja britanike Adele do të rikthehet. Sipas mediave të huaja Adele i ka gati projektet e saj si dhe ka zbuluar së albumi i saj do të publikohet në shtator.

Këtë lajmërim ajo e bëri gjatë dasmës së një prej mikesha të saj, ku ishte e ftuar. Albumi i fundit i këngëtares, i titulluar “25”, u shpall albumi i vitit në 2017-ën, gjatë çmimeve “Grammy”.

Adele ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes për shkak të divorcit të saj të ndodhur pak kohë më parë. Gjithashtu vëmendje ka marrë edhe rënia drastike në peshë e këngëtares./Opinion.al/

 

Pas