Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Adela luftoi fort për jetën, duke ndjekur instiktin dhe paguar çmimin e sfidës”

2017/10/29 at 1:30 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
“Adela luftoi fort për jetën, duke ndjekur instiktin dhe paguar çmimin e sfidës”

Nga Alfred Peza


Shija e një të diele me diell ndryshon cilësi,- pavarësisht se ndërrimi i orës të kujton se po hedhim hapin e parë drejt dimrit,- kur mëson lajme si ai i largimit nga jeta të Adelajda Xhamanit. Jo thjeshtë dhe vetëm për shkak se ishte gazetare, dhe një njeri i njohur publikisht. As edhe vetëm për shkak të moshës aq shumë të re, pjese e një trendi të frikshëm në rritje për shkaqe nga më të ndryshmet, që po i’a dorëzon Zotit të botës nëntokësore, shumë nga të rinjtë e të rejat tona. Mbi të gjitha për një shak më madhor se këto, e krejt tjetër.

Ajo që të dhemb më shumë në këtë rast, është simbolika që bartte brenda saj, jeta e një 31 vjecareje, që u bë simboli i thyerjes së disa miteve e tabuve. Jo vetëm duke hyrë në një emision si Big Brother, pasi la jashtë të fejuarin dhe duke dalë prej andej me të dashurin e ri që i’a desh shpirti, pas një historie në formën e një telenovele live të ndjekur nga e gjithë Shqipëria. Por, edhe duke vijuar më pas, derisa goditja tradhëtare i mori jetën, një përpjekje të admirueshme për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë statusin e saj social e shoqëror. Duke sfiduar shumëkënd e shumëcka, e mbi të gjitha veten.

 

E gjitha kjo ka ndodhur me vajzën e dikurshme që jetonte në një qytet bregdetar vetëm 50 kilometra larg kryeqytetit të Shqipërisë, e që ishte mësuese në një fshat pak kilometra më tutje. Imagjinoni se cfarë ndodh më thellë nëpër fshatrat dhe qytezat e harruara nëpër Shqipëri e në të gjitha trojet e tjera shqiptare në Ballkan, me shumë “Adelajda” të tjera. E sigurtë është, që drama dhe tragjedia e tyre konsumohet ore e cast jashtë syve tanë dhe jashtë kamerave të emisioneve televizve që transmetojnë jetën e dikujt 24 orë non stop, pa ndërprerje.

 

Zemra e Adelajdës nuk kishte me sa duket më fuqi që ta përballonte të gjithën këtë. Si një version shqiptar i Mitit të Sizifit, ajo me siguri ka tentuar me dhjetra herë që ta ngjiste gurin e ëndrrave të saj në majën që i kishte caktuar vetes, pa ia arritur kurrë që ta pushtonte atë. Sepse ne jetojmë ende në këtë vend të hapur, por me një shoqëri që konsumohet nëpërmjet vetëmbylljes neotomane. Një qerthull që na ka futur në kurthin e ri të një lufte kulturash e qytetërimesh brenda familjeve, grupeve shoqërore, fshatrave, lagjeve, qytezave, qyeteve dhe deri këtu brenda përbrenda edhe vetë kryeqytetit tonë, Tiranë. Një luftë që po numëron viktimat e veta të përditëshme, pasojë e kulturës së dhunës gjithfarësh, intrigës, zilisë, egoizmit të pafre dhe heronjve të rinj të një kohe të paskrupullt.

 

Nuk e kam njohur nga afër Adelajdën, sepse gjatë kohës që ajo u fut të punonte në media, unë hyra në politikë. Por duke qenë se kam jetuar disa vite në Kavajë, ku edhe kam kryer shkollën 8-vjecare, si njohës i mentalitetit të qytetit dhe asaj zone, pata shkruar një shkrim në kohën kur ajo ishte në kulmin e vëmendjes për shkak të historisë së saj “të bujshme” me një djalë simpatik që njohu në emisionin aq të ndjekur atë kohë në televizion. Ajo e kish lexuar me sa duket, sepse sa herë që shkëmbeheshim, më përshendeste shumë përzerësisht dhe në të vetmin takim që patëm rastësisht para zgjedhjeve të 25 qershorit të këtij viti, edhe ma shprehu.

 

Duket qartë që ajo luftoi fort për jetën, duke ndjekur instiktin dhe duke paguar cmimin e sfidës. Jeta e saj, me plus minueset e veta, nuk është gjë tjetër, vecse kopja publike e jetëve të shumë “Adelajdave” të tjera, jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Eshtë jeta e të gjitha atyre vajzave dhe grave, që nuk pajtohen kurrë që ta lenë fatin e tyre, në duart e të tjerëve e aq më pak, të mocalit të paragjykimit dhe rregullave të pashkruara të atij farë morali kolektiv allaturka që proklamohet edhe sot nën veshjet “Dolce& Gabbana” e “Louis Vuitton”.

 

Ajo pagoi cmimin, duke ikur nga kjo jetë, e lumtur. Sepse ia arriti asaj që jo gjithkush si ajo, i’a del. Adelaida iku e re, papritur dhe para kohe. Por, e lirë. Liria e saj dhe e gjithkujt, qoftë edhe një orë, një ditë apo një vit, vlen shumë më tepër se cdo jetë tjetër që shuhet kurdo që fati dhe Zoti troket. Ajo si shumë nga ne, mund të ketë dashur që ta ndryshonte Kavajën, Tiranën, Shqipërinë dhe botën. Nuk ia arriti, sigurisht. Por jam i sigurtë se ajo po ikën e qetë në atë botë, sepse ajo arriti shumë më tepër se kaq. Ajo i’a arrit si pakkush, të ndryshojë fillimisht veten e saj. Kjo është fitorja më e madhe që mund të arrijë cdokush në këtë jetë. Lamtumirë!

Etiketa: koment alfred peza adelajda xhamani


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Telefonata e fundit e Adelës për të kërkuar ndihmë

Rrëfimi i koleges: Adela e parandjeu...

Foto të rralla/ Ja si hanin partizanët në luftë, pasioni i Enver Hoxhës për uiskin

Foto të rralla/ Ja si hanin partizanët në luftë, pasioni i Enver Hoxhës për uiskin

Lajmi shokues në mediat britanike; Princi Harry dhe e dashura lidhje gjaku?

Lajmi shokues në mediat britanike; Princi Harry dhe e dashura lidhje gjaku?
















TE FUNDIT

Referohen drejt SPAK/ Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
12 Maj, 2025

Janë regjistruar dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit lidhur me zgjedhjet e djeshme parlamentare Sipas bëjnë të...

Lexo më shumë

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD
12 Maj, 2025

Procesi i numërimit tek KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë është ndërprerë. Sipas asaj...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit ka përfunduar procesi i numërimit të votave për partitë. Gazetari Besar Bajraktari raporton se rreth orës...

Lexo më shumë

Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike

Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Në Kukës janë numëruar 62 kuti nga 139 në total. PD-ASHM kryeson me 9132 vota, ndërsa Partia Socialiste ka 4704...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com