Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Adea Mehmetaj sensuale si kurrë më parë

2016/07/15 at 11:05 AM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 2 min
A A
Adea Mehmetaj sensuale si kurrë më parë

Fotografi Pirro Kasemi Beati dhe videografi Blerti Talelli kanë fuzionuar veçantitë e tyre krijuese, si artistë të fotografisë, dhe kanë krijuar video rrëfimin “Adea”, në kohëzgjatje prej vetëm 55 sekondash, për të prezantuar një anë tjetër të modeles së re Adea Mehmetaj – së fundmi e zgjedhur si trupi më i bukur në garën “Miss Universe Albania 2016”.


Si zhanër specifik, filmi super i shkurtër, në kohëzgjatje prej maksimum 60 sekondash, konsiderohet një nga sfidat më komplekse për secilin regjisor apo artist të fotografisë, ndërkaq Pirro dhe Blerti, në këtë krijim të tyrin, kanë arritur të krijojnë jo veç një video prezantuese për modelen e re (çuditërisht veç 17 vjeçare), por edhe të realizojnë me sukses një vijë funksionale narrative e cila shpërfaq një pjesë shumë interesante të karakterit të modeles Adea Mehmetaj, pra atë intime dhe sensuale. Duhet thënë se video krijime të tilla, që rëndom përcillen edhe me disa fotografi të zgjedhura, janë shumë të pranishme në botën e modës dhe të filmit në Perëndim, pasi që ato janë edhe një lloj “pasaporte” artistike për aktore dhe modele (jo vetëm) të reja, por që te ne ky zhanër nuk është eksploruar aq sa duhet.

Në një pjesë të mirë projekteve të saja të deritanishme, Adea na paraqitet si një modele që lë përshtypjen e dikujt që mëton të shpërfaq veten me nuanca serioze, por që këto nuk kanë shprehur karakterin e saj të vërtetë, si femër dhe as si modele e re që synon të përkufizojë veten si një artiste të modës. Një meditim më i thellë në sytë e saj, natyrisht nëpërmjet fotografive, tregon se Adea është një femër e ndrojtur, emocionalisht e ndjeshme dhe që në karakterin e saj si femër dhe si modele është natyrshëm sensuale, kualitete këto që deri tani nuk i kemi parë të shpërfaqen nëpërmjet punës së saj të deritanishme.

Si një shigjetare, plot vrull e pasion, por që është dukshëm e ndikuar nga karakteri ngulmues e emocional i një bricjapi (ka lindur me 20 Dhjetor) Adea ka druajtur se, përkundër përpjekjeve dhe punës së deritanishme, publiku shqiptar ende nuk e ka njohur prej së vërteti, prandaj edhe e ka ndjerë nevojën që të angazhohet në këtë projekt të Pirros dhe Blertit, ku sensualiteti i saj shpërfaqet nëpërmes dromcave të asaj që mund të cilësohet si natyrë ëndërrimtare e një femre që synon më shumë nga vetja. Blerti Talelli ka arritur ta lexoj mirë këtë pjesë të karakterit të saj femëror, prandaj bukurinë e Adeas dhe sensualitetin e saj pasionant ai e paraqet vetëm me anë të fytyrës dhe lojës me sytë e saj, gjithsesi një gjetje artistike mjaft e qëlluar.

Krahas videos, projekti “Adea” vjen edhe me tre fotografi të zgjedhura të realizuara nga Pirro Kasemi Beati ku ai përpiqet të paraqesë anën më pak të dukshme të karakterit dhe bukurisë së secilit, që rëndom është edhe pjesa që më shumti ngacmon imagjinatën njerëzore./Ekspress



Ju sugjerojmë

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
InstaBIZ

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

23 Maj, 2025 10:26 am
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
InstaBIZ

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

7 Maj, 2025 8:32 pm
Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult
InstaBIZ

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

23 Prill, 2025 9:04 am
Arrestohet aktori i famshëm William Levy
InstaBIZ

Arrestohet aktori i famshëm William Levy

16 Prill, 2025 8:55 am
Para
Mjeku italian “shpiku” sëmundjen për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët

Mjeku italian "shpiku" sëmundjen për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët

Mick Jagger bëhet baba në moshën 72 vjeçare

Mick Jagger bëhet baba në moshën 72 vjeçare

Fjalët e fundit të franko-tunizianit që masakroi njerëzit në Nisë

Fjalët e fundit të franko-tunizianit që masakroi njerëzit në Nisë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
8 Qershor, 2025

Janë sekustruar gjatë një operacioni në Kapshticë, 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Lënda narkotike u zhulua pas një...

Lexo më shumë

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com