Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Açka thirrje kreut të SPAK: Kap ndonjë peshk të madh, të ikësh me nder nga zyra

2022/09/15 at 12:45 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Braçe: Nëse ne do mbështeteshim te prodhimi vendas, s’do rriteshin çmimet me 22.3%

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka gjatë fjalës së saj në Kuvend foli për mëyrën se si sillen deputetët në Parlamentin e Shqipërisë. Ajo tha se seancat plenare në vendin tonë nuk kanë lidhje me ato evropiane, pasi sipas saj ministrat në vendin tonë shkelin çdo lloj etike.


Ndërkohë, Açka në fund të fjalës së saj, i bëri thirrje kreut të SPAK-ut, Arben Kraja që të kapë ndonjë peshk të madh dhe që të mbahet mend për punën që ka bërë.

“Në seancën e shkuar vërejta se mjaft kolegë u përpoqën t’i bënin një tërthorje vitit që kemi ndarë bashkë në këtë “ngrehinë fajtore”, ku ndonjëherë vetja më është dukur vetëm orendi, për një arsye të thjeshtë: kam qenë pjesëmarrëse, qoftë edhe pasive, në faj.

“Europa” është fjala më e shpeshtë që përdorim këtu, dhe për fat po mbushen dy muaj që Shqipëria i hapi negociatat me Bashkimin Europian, një ndër ngjarjet më të rëndësishme në 32 vite demokraci, por, siç edhe e vutë re, pavarësisht petkave që veshëm për festë, gëzimi ynë nuk qe veç një stoli e ftohtë, ne ishim më armiq se kurrë, armiqësi që e ka prodhuar kjo ngrehinë fajtore.

Europa?! Po ç’lidhje kemi ne me Europën?!

– Ja shihni. Ku ndodh në Europë kjo? Renditen me radhë të gjithë ministrat këtu, dëgjojnë me orë të tëra, iu hapet goja, pastaj bezdisen, kruajnë kokën, mjekrën, ia fusin me muhabet, përdëllehen kur vjen kryeministri, duatrokasin kur kryeministri shkel çdo etikë, madje kur thotë edhe fjalë që nuk i përmban dot nga nevoja për të lënduar, fjalë që po t’i shpjegosh me ligjësitë e subkoshiencës, në fakt e ka me ata/ato, pastaj ikin e shkojnë te kafja dhe në sallën bosh bluan si mulli kafeje vetëm njëri prej nesh në foltore. Por gjëja që nuk mungon kurrë është sharja e Opozitës, ngaqë bën detyrën për të kërkuar llogari.

– Meqë jemi te llogaria, siç ndodh në parlamentet e Europës, këtu duhet të jenë të pranishëm vetëm ata ministria me të cilët e kemi debatin sot. Ç’duan të tjerët këtu që rrinë këtu si matrioshkat e mezi presin të hedhin rropullitë e tyre, sapo dikush prej nesh guxon t’i kritikojë, vijnë këtu dhe hyjnë kohë e pa kohë në debatin parlamentar dhe na e marrin kohën me broçkullat e tyre.
Këtu të rrinë ministrat me të cilët kemi punë, të tjerët të shkojnë në punë e të mos vijnë në këtë sallë.

– E meqë jemi te kjo sallë, ndryshe nga Parlamentet në Europë, kjo plateja këtu me shkallë ngjan si ndërtim pa leje, siç është në fakt ky parlament, i gjithi ndërtim pa leje sepse ka ardhur me vota të vjedhura.
Shiheni me kujdes sallën, këtu ka një problem të madh konceptimi, qeveria rri në podium, deputetët më ulët se qeveria në plate dhe nuk merret vesh se kush është kush.
Në krye lart, siç e shihni, rri lideri në rrugën e tij në tentativë për t’u kthyer në Zeus dhe hedh nga andej shigjeta dhe e humb fare lidhjen me realitetin.

“Por, përgjegjësia e parë e liderit”, thotë Max DePree, “është të kuptojë realitetin. E fundit, të thotë faleminderit. Mes këtyre të dyjave, ai është veçse një shërbëtor.” Pra, të sillet si europian.

– E meqë jemi te sjellja, vetëm institucionale nuk është sjellja juaj dhe ngjani si një klub fshati. E kuptoj që familjarizimi i madh me pushtetin ju ka bërë t’ju duket si shtepia juaj shteti dhe silleni me të si në shtëpi. T’ju jap një shembull, kur prezantuat projektin tuaj të Portit të Durrësit me dubaistët, të cilëve nuk e kuptova përse iu desh vallë tre vjet t’ju bindnin se sa burra të mirë ishin, ministrja iu drejtua disa prej kolegeve me emër se po përfshiheshin në projekt edhe ato, si t’u shkelte syrin se kishte nga një copë për secilin. Që të mos flas për protozoarin e bashkisë që i thërret kryeministrit shqiptar kudo e nëpër studiot televizive me emër e me një servilizëm bataku.

Nuk besoj se do të ndërroni më sjellje, por thjesht për ca paragonata minimaliste me Europën, meqenëse po kalojmë sot projektligjin që lidhet me paraanëtarësimin tonë në Bashkimin Europian.

Që nga 29 tetor 2021 me VKM-në tuaj keni krijuar Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Bashkërendimit të Ndihmës ose SASPAC, si i thonë shkurt, dhe drejtori i kësaj agjencie është edhe koordinatori që e programon dhe e monitoron programin IPA (nga 2014), që përgjigjet për harmonizimin dhe përdorimin e instrumentave të paraaderimit me strategjinë kombëtare për zhvillim dhe integrim dhe strategjinë sektoriale dhe koordinimin e ndihmës së huaj.

Dhe të gjitha këto i bën vetëm një njeri: ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqja, dora vetë, qysh nga koha e të cilit në Shqipëri ka më shumë farmaci se furra buke.
Pra, IPA-ku që gllabërohet nga SASPAC-u, që drejtohet nga NIPAC-u, me kryesuperagjentin Aspaku, i cili duhet të ishte te SPAK-u.
Kjo vetëm në Shqipëri ndodh, me një fjalë është si t’ia varë ujkut mëlçitë në qafë, për të na marrë më qafë ne shqiptarët e të na e nxjerrë bojën me Europën.

Pra, drejtori i SASPAC bëhet edhe menaxheri i IPA-k. Njëlloj si ish-drejtori i policisë së shtetit, nga vjedhjet e zgjedhjeve të Elbasanit, në zëvendministër për fondet e rrugës së Elbasanit. I shkartisni pak letrat se ka Shqipëria plot djem e vajza të zot, këtu e atje.

“E bëmë këtë shkrirje”, shpjegojnë ekspertët tuaj rrafinato, “në mënyrë që të mos humbim kohë. E në fakt mirë bëni, se duke nxituar ju duket se sa ngadalë ecën SPAK-u.

– E meqë ra fjala te SPAK-u do t’i bëja thirrje z. Arben Kraja, që të mos merret më me cironka, por të iki nga ajo zyrë me nder, me ndonjë peshk të madh, që të mbahet mend.

Pra, që ta mbyll:
Superdrejtori,
superagjenti,
supernegociatori,
superkoordinatori,
ky supermeni që na mban me zell hejbet për në Europë, është vërtet i ri në këtë punë, por i vjetër në zanat.
Kështu që jemi me fat. Ne, dhe veçanërisht Europa, me gjithë fondet që e pat”-tha Açka.

 



Ju sugjerojmë

“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor
Bota

Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor

9 Qershor, 2025 6:24 pm
Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Para
Braçe: Nëse ne do mbështeteshim te prodhimi vendas, s’do rriteshin çmimet me 22.3%

Braçe: Nëse ne do mbështeteshim te prodhimi vendas, s'do rriteshin çmimet me 22.3%

Vlera të majme,Meta,Kryemadhi dhe fëmijët e tyre kallëzohen në SPAK për trajtime estetike

Vlera të majme,Meta,Kryemadhi dhe fëmijët e tyre kallëzohen në SPAK për trajtime estetike

“Financimet e dyshimta nga Rusia e Kina”, Tabaku flet pas takimit me Kim

"Financimet e dyshimta nga Rusia e Kina", Tabaku flet pas takimit me Kim
















TE FUNDIT

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
9 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump nisi një sulm të ri ndaj guvernatorit të Kalifornisë dhe kryetarit të bashkisë së Los Angelesit...

Lexo më shumë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
9 Qershor, 2025

Një 57-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me një armë gjahu në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë. Sipas informacioneve të para, shtetasi...

Lexo më shumë

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
9 Qershor, 2025

Sipas raportit të INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit, në muajin maj 2025 është...

Lexo më shumë

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
9 Qershor, 2025

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk po zhvillohet vetëm në frontin tokësor, por edhe në hapësirën ajrore, ku të dyja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com