Këngëtari Endri Prifti nuk është pëlqyer sonte nga anëtaret të jurisë. Fillimisht ka qenë Çani ai që i ka thënë se kënga e Tom Jones “Delilah”, i kujtonte një shitësë djathi që quhej Dila. I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i këngëtarit ku i ka thënë se ai se ka patur mendjen tek kënga, por tek puthjet e Bleonës dhe tek mendimet për Van Damme.
“Endri pse nuk sheh intervistën tamam zemër, mos u merr me portalet. Sonte për mua ke qenë skandal duhet të ishe edhe më i zi”, i ka thënë Bleona Endrit.
Endri Prifti ka marrë kritika edhe nga Bojken Lako, i cili i ka thënë se ai nuk i është afruar as në zë, as në interpretim Tom Jones.