Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abuzuan me tenderin, burg dhe arrest shtëpie për 14 ish-efektivët dhe punonjësit

2022/07/21 at 8:11 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lezhë/ Të shtëna me armë, qëllohet në drejtim të një makine tip ‘ML’

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me arrestimin e ish-efektivë të policisë si edhe punonjës të administratës në Shkodër.


Mësohet se të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim

Pas hetimeve Gjykata e Shkallës së Parë pranë Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur të caktojë masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj 9 punonjësve:

Kryekomisar S.R., 41 vjeç, i punësuar pranë D.V.P Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

R.P., 38 vjeç, me detyrë Jurist pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;

R.K., 36 vjeç, me detyrë Specialist Finance pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

M.I., 66 vjeç, me detyrë Inxhinier/Mekanik pranë sektorit të Autotransportit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

A.H., 38 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e IT-së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;

L.U., 37 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit Logjistik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;

N/Komisar XH.I., 54 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Rendit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim;

B.M., 38 vjeç, aktualisht me detyrë Specialist pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër (ish punonjës i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në pozicionin e Specialistit të Prokurimeve), i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;

A.B., 27 vjeç, i dyshuar për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë pranë Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur të caktojë masën e sigurimit personal, “Arrest në shtëpi”, ndaj 5 punonjësve:

K.T., 54 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

P.P., 55 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

P.P., 55 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

V.XH., 60 vjeç, me detyrë Specialist pranë Sektorit të Financës në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

A.B, 34 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezulton se gjatë periudhës kohore 2020 deri në fund të vitit 2021, këta punonjës policie dhe punonjës të administratës civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer veprime favorizuese dhe fiktive, me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara për përfitimin e tenderave me vlera të vogla që janë zhvilluar nga kjo Drejtori.

Gjatë hetimit ka rezultuar se punonjësit e Sektorit të Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë kryerjes së auditimit të procedurave të tenderimit për vitin 2020 dhe 2021 dyshohet se nuk kanë pasqyruar në mënyrë të qëllimshme shkeljet e kryera në lidhje me procedurat e prokurimeve kryer nga punonjësit përgjegjës të D.V.P Shkodër.

Po ashtu, gjatë hetimeve ka rezultuar se punonjësja V.XH., me detyrë Specialiste pranë Sektorit të Buxhet/Financës në D.V.P Shkodër dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke përvetësuar shuma të ndryshme parash në periudha të ndryshme kohore, për vete dhe punonjës të tjerë të kësaj Drejtorie, me burim të ardhurat nga paga e punonjësve të policisë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
Lukashenko: Bjellorusia është autoritare, sistemi ynë i pushtetit është i ashpër

Lukashenko: Bjellorusia është autoritare, sistemi ynë i pushtetit është i ashpër

Koncerti i 14 gushtit, Noizy zbulon detajet me miqtë

Koncerti i 14 gushtit, Noizy zbulon detajet me miqtë

U infektua me COVID-19,zbulohen simptomat dhe ilaçi që po merr Biden

U infektua me COVID-19,zbulohen simptomat dhe ilaçi që po merr Biden
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com