Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abuzimi në punë me shqiptarët, punojnë me orare të zgjatura më shumë se në çdo vend evropian

2017/05/22 at 11:19 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzimi në punë me shqiptarët, punojnë me orare të zgjatura më shumë se në çdo vend evropian

Gati 70% e meshkujve dhe 61% e femrave shqiptare punojnë më shumë se 40 orë në javë. Shikoni se sa e ulët është kjo përqindje për europianët dhe sa pak produktivë janë shqiptarët…

Një punonjës shqiptar me pagë punoi mesatarisht në javë 42.9 orë, në vitin 2016 (sipas INSTAT), gati 7 orë në javë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian, që llogaritet në 36.1 orë, sipas statistikave zyrtare të BE-së.

Të dhënat e fundit të INSTAT treguan se në vitin 2016 punonjësit shqiptarë kanë zgjatur kohën që rrinë në punë (nga 42.4 ora në 42.9 orë), ndërsa ata europianë kanë pasur sjellje të kundërt. Sipas të dhënave të Komisionit Europian, mesatarja e Bashkimit Europian tregon se orët e punës mesatare në javë janë ulur nga 38.6 orë në 2005 në 37.6 orë në 2010 dhe 36.1 orë në vitin 2015. Për vendet e BE-së, kjo tendencë shpjegohet kryesisht me faktin që më shumë punonjës po punojnë me kohë të pjesshme dhe më pak po punojnë me orë të zgjatura (48 orë në javë ose më shumë), një tendencë që është e njëjtë si për meshkujt dhe për femrat.

Në Shqipëri është shumë më e lartë dhe përqindja e punonjësve që punojnë më shumë se 40 orë pune, që teorikisht është dhe kohëzgjatja mesatare e parashikuar në Kodin e Punës. Sipas raportit të fundit të INSTAT, 47.8% e punonjësve punojnë nga 40-48 orë dhe 17.9% e kanë ditën e punës më të gjatë se 49 orë. Pra në total, gati 66% e punonjësve punojnë më shumë se 40 orë në javë (nga 63.5% në vitin e mëparshëm, pra me rritje gati 3 orë). Për meshkujt, kjo përqindje është 69.4% dhe për femrat 60.8%.

Për mesataren e Bashkimit Europian, kjo përqindje është shumë më e ulët. Të dhënat e Komisionit Europian tregojnë se përqindja e meshkujve europianë, që punojnë më shumë se 40 orë është 31% dhe ajo e femrave shumë më e ulët, vetëm 15%.

Në vendet e Bashkimit Europian, rënia në orët javore të punës është përjetuar nga të gjitha grupet sipas moshës, statusit të punësimit dhe kontratë, me përjashtim të të vetëpunësuarve me të punësuar dhe të punësuar me kohë të pjesshme, që mesatarisht punojnë më gjatë. Punonjësit e vetëpunësuar, pa vartës, gjithsesi, raportojnë rënien më të madhe të orëve javore të punës (7 orë më pak në javë mesatarisht sesa në 2005).

Në Europë, shteti që ka orët më të gjata të punës është Turqia, me gati 50 orë në javë për meshkujt. Edhe vendet e Ballkanit nuk mbeten pas. Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia dhe Shqipëria raportojnë të gjithë më shumë se 40 orë pune në javë.  Por këto janë dhe shtetet me produktivitetin më të ulët, pasi vijojnë të kenë të ardhura shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian. P.sh., Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria renditen të fundit në Europë për sa u përket të ardhurave mesatare për frymë. Prodhimi i Brendshëm për Frymë i Shqipërisë është sa 30% e mesatares së BE-së, e parafundit në Europë, pas Bosnjës./Monitor

Ju sugjerojmë

Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij
-U tha në Opinion

Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij

16 Shtator, 2025 11:39 pm
Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?
-U tha në Opinion

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?

16 Shtator, 2025 11:07 pm
Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella
-U tha në Opinion

Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella

16 Shtator, 2025 10:59 pm
Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…
-U tha në Opinion

Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…

16 Shtator, 2025 10:46 pm
Ministrja virtuale, juristi: Diella nuk duhej të dekretohej, nuk ka status juridik
-U tha në Opinion

Ministrja virtuale, juristi: Diella nuk duhej të dekretohej, nuk ka status juridik

16 Shtator, 2025 10:31 pm
Donald Trump drejt Britanisë së Madhe, pritet me protesta: Nuk je i mirëpritur
Bota

Donald Trump drejt Britanisë së Madhe, pritet me protesta: Nuk je i mirëpritur

16 Shtator, 2025 10:06 pm
Gaza/ Mijëra palestinezë kërkojnë arratisjen, tanqet izraelite mbushin rrugët
Bota

Gaza/ Mijëra palestinezë kërkojnë arratisjen, tanqet izraelite mbushin rrugët

16 Shtator, 2025 9:51 pm
Prokuroria kërkon dënim me vdekje për vrasësin e Charlie Kirk
Bota

Prokuroria kërkon dënim me vdekje për vrasësin e Charlie Kirk

16 Shtator, 2025 9:32 pm
Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura
Kryesore

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura

16 Shtator, 2025 8:46 pm
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri
Aktualitet

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri

16 Shtator, 2025 8:27 pm
Para
Zgjedhjet/ Dojaka i PAP terhiqet nga ankesa në Kolegj

Zgjedhjet/ Dojaka i PAP terhiqet nga ankesa në Kolegj

Gjendet pako e dyshuar me eksploziv në lokal

Çaktivizohet tritoli në lokal

Qeveria hap 1082 vende të reja pune, kriteret për t’u punësuar në administratë

E fundit/ Lëvizje të tjera në qeveri, ndryshohen zv/ministrat

TE FUNDIT

Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij

Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij
16 Shtator, 2025

Mazhorana ka nisur lëvizjet për shkarkimin e krebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, u cili ndodhet në burg që prej muajit...

Lexo më shumë

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?
16 Shtator, 2025

Diskutimi në emisionin “Opinion” mbrëmjen e kësaj të marte është fokusuar te Diella, ministrja që do të funksionojë nëpërmjet Inteligjencës...

Lexo më shumë

Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella

Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella
16 Shtator, 2025

Aldro Nini, drejtor i Acromax ka prezantuar në emisionin Opinion Eklsipsin, “motrën” e ministres virtuale Diella. Nini ka demonstruan se...

Lexo më shumë

Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…

Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…
16 Shtator, 2025

Imazhi i Diella fillimisht u bë i njohur për qytetarët shqiptarë në aplikacionin e-Albania, ndërsa u “fama” e saj u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com