Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane

2025/05/02 at 3:40 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja në një emision televiziv lidhur me situatën në sistemin penitenciar në vend. Meta e akuzon Manjën për dosjen “184”, duke shtuar se ministri duhet të ishte sot në qeli për krime elektorale. Sipas Metës, situata në burgje sot është dramatike, duke shtuar se abuzimi me paraburgimin ua kalon edhe vendeve më diktatoriale afrikane.


 “Ministri famoz i Drejtësisë, ai i “Dosjes 184”, të krimeve elektorale të Dibrës, i cili duhet të ishte sot në qeli, duke vuajtur dënimin e tij për krimin elektoral që tronditi edhe mediat europiane, Bundestagun dhe Parlamentin Europian dhe që bllokoi për vite të tëra integrimin. Por ai ishte dje në emision, duke mashtruar publikisht për situatën dramatike në burgjet shqiptare, ku abuzimi me paraburgimin ua kalon edhe vendeve më diktatoriale afrikane. Gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë”, thotë Meta.

Audio-mesazhi i plotë

Ministri famoz i Drejtësisë, ai i “Dosjes 184”, të krimeve elektorale të Dibrës, i cili duhet të ishte sot në qeli, duke vuajtur dënimin e tij për krimin elektoral që tronditi edhe mediat europiane, Bundestagun dhe Parlamentin Europian dhe që bllokoi për vite të tëra integrimin. Por ai ishte dje në emision, duke mashtruar publikisht për situatën dramatike në burgjet shqiptare, ku abuzimi me paraburgimin ua kalon edhe vendeve më diktatoriale afrikane.

Gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë.

Nëse mesatarja në vendet e Bashkimit Europian, është 22–25% e totalit të popullsisë në burgje, në Shqipëri, kjo mesatare është gati 3 herë më e lartë, duke sjellë një mbipopullim të theksuar dhe kushte skandaloze.

Numri ekstremisht i lartë i të paraburgosurve, është një nga treguesit më demaskues të regjimit policor dhe arbitrar të Edi Ramës, që s’ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe standardeve europianë të drejtësisë.

Ky numër kaq i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon abuzimin e hapur me paraburgimin, që përdoret si mjet penal përpara se të ketë vendim gjykate, gjë që e bën inekzistent parimin e pafajësisë deri sa të provohet faji. Kjo sjell zvarritje pa fund të proceseve gjyqësore dhe këtu, për fat të keq ka njerëz, që janë marrë në pyetje vetëm një herë, gjatë dy viteve paraburgim dhe pa asnjë akuzë.

Ndaj, jo vetëm “Amnesty International”, por edhe Këshilli i Europës edhe Komiteti për Parandalimin e Torturës, e kanë kritikuar vazhdimisht Shqipërinë, për situatën e rëndë në burgje, për mungesën e transparencës së trajtimit të ankesave të të burgosurve, për mungesën e stafit mjekësor dhe terapeutik, që ka çuar deri në kushte të trajtimit çnjerëzor për qindra të paraburgosur me probleme shëndetësore.

Vetëm duke votuar për “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, Shqipëria do të përmbushi standardet europiane të të drejtave të njeriut dhe do të garantojë një sistem të drejtë dhe human të drejtësisë penale.

Si mund të shqetësohet për të drejtat e njeriut në burgje, një Kryeministër, që 12 vite më parë premtoi shëndetësi falas , ndërsa tani edhe “Amnesty International”, siç u detyrua ditët e fundit, theksoi trajtimin çnjerëzor të qytetarëve të lirë, siç e dinë të gjithë dhe të sëmurë, jo vetëm tek Onkologjiku.

Statistikat skandaloze me mijëra të paraburgosur, ku mbi një mijë prej tyre nuk kanë akuzë, nuk e fshehin faktin se qëllimisht janë lëshuar fletë-arrest fiktive, ndërkohë që duhet të ishin ndaluar prej kohësh për kriminelë elektoralë të provuar nga përgjimet ndërkombëtare, të cilët sot veprojnë për llogari të Edi Ramës, në Elbasan, në Durrës, në Lezhë, në Shkodër dhe në zona të tjera.

Por më 11 Maj, ata të gjithë do të marrin përgjigjen e merituar, ne do të rishikojmë Kodin Penal, në përputhje me standardet europiane dhe qindra të paraburgosur, do të hetohen në liri. Nuk do ketë më zvarritje të proceseve hetimore dhe gjyqësore.

Ndërkohë në burgje, me prioritet, do të vijnë kriminelët elektoralë , që nga ata të dosjes që fle të Dibrës dhe deri te këta të zgjedhjeve të 11 Majit.



Ju sugjerojmë

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
Bota

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

1 Tetor, 2025 9:06 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

1 Tetor, 2025 9:03 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

1 Tetor, 2025 8:03 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Tetor, 2025 8:01 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Para
Hapet Ambasada e Kosovës në Malajzi, Gërvalla: Ura miqësie dhe bashkëpunimi

Hapet Ambasada e Kosovës në Malajzi, Gërvalla: Ura miqësie dhe bashkëpunimi

Goditet Siria, Izraeli sulmon objektiva pranë pallatit presidencial

Goditet Siria, Izraeli sulmon objektiva pranë pallatit presidencial

Rusia publikon përmbledhjen e bisedave të zhvilluara mes Putin dhe Trump

Tërhiqet SHBA: Rusia dhe Ukraina ta zgjidhin vetë luftën
















TE FUNDIT

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
1 Tetor, 2025

Për herë të parë në shtatë vite, qeveria federale e SHBA është futur zyrtarisht në një mbyllje administrative, pas dështimit...

Lexo më shumë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
1 Tetor, 2025

Skandali Seksual në Përmet me të miturën shkakton tërmet në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Shefi i Krimeve në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
1 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga një front i ftohtë atmosferik me ajër të lagësht nga veriperëndimi. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
1 Tetor, 2025

Dashi Nuk do kaloni aspak një dite te mërzitshme sot pranë atij qe dashuroni, përkundrazi emocionet do jene edhe me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com